A i donte të vdekur Kryeministri grevistët?

Postuar në 22 Tetor, 2012 13:24

Në një “letër falenderimi” për grevistët në editorialin e tij të mbrëmjes tek gazetatema.net, Mero Baze hedh idenë që Kryeministri i donte të vdekur grevistët. Ai jep dhe 3 arsye për këtë:

“Arsyeja e parë ishte se ju u bëtë katalizatori i një vetëdije të lartë qytetare të Shqipërisë shqiptare, bash pasi Sali Berisha kishte menduar se e vrau shpirtin e protestës në këtë vend më 21 Janar...

Arsyeja e dytë përse Sali Berisha u donte të vdekur, ishte vetë historia juaj. Ju ishit miqtë që i qëndruat afër deri në fund Hysen Shoshorit, njeriut që e akuzoi Sali Berishën se e kish denoncuar për ta futur në burg, dhe më pas ishit promotorët e nxitjes së protestës kundër Sali Berishës, duke e poshtëruar atë me një qese mielli..

Arsyeja e fundit përse ai ju donte të vdekur në këtë grevë, është dhe me e rëndësishme për të. Greva juaj vetëmohuese ngjalli një solidaritet të heshtur në Shqipëri... Ai nuk pati dot mbështetjen e asnjë grupi politik brenda vendit, nuk pati dot mbështetje as të persekutuarve të tjerë politikë, që janë rrogëtarë të tij... Ai ju donte të vdekur pasi me aktin tuaj ju u bëtë përfaqësues të shumicës së heshtur shqiptare. Shumicat e heshtura janë koalicionet më të mëdha që veprojnë në regjime autoritare dhe diktatura...

Baze, arsyeton më tej se “mungesa fizike e lëngjeve, trisolit, sheqernave dhe medikamenteve, ishin një akt kriminal, i ngjashëm me ato që kanë bërë nazistët apo komunistët në burgjet e tyre politike dhe raciste”, që do t’i çonte ata drejt vdekjes.

Baze e konsideron fitore ndërprerjen e grevës, “pasi mbi të gjitha ju jeni gjallë dhe do ta vazhdoni betejën tuaj. Ju u provuat shqiptarëve dhe botës se Sali Berisha është një udhëheqës jolegjitim, që nuk pranon të flasë me popullin e tij dhe që synon të qeverisë dhe mbajë pushtetin me metoda dhune deri në genocid, siç është gjesti kundër mbijetesës suaj.” (Ne.Su.)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Me cudit ky "optimizmi" i Meros...Grevistet dolen nga greva pas nje SMS enigme…Nuk ja vlen ta mbyllesh keshtu nje greve e tille pa asnje rezultat kur ke edhe 2 te percelluar ne flake. Optimizem nuk shof, nderkohe qe kryetari i opozites flet per vaditje dhe prashitje…

Submitted by P.A.B (not verified) on

Baze e konsideron fitore ndërprerjen e grevës, “pasi mbi të gjitha ju jeni gjallë dhe do ta vazhdoni betejën tuaj. Ju u provuat shqiptarëve dhe botës se Sali Berisha është një udhëheqës jolegjitim, që nuk pranon të flasë me popullin e tij dhe që synon të qeverisë dhe mbajë pushtetin me metoda dhune deri në genocid, siç është gjesti kundër mbijetesës suaj.” (Ne.Su.)

Baze ka punen e tij dhe shkruan mendimet e tija, Une do te them kete (nuk jam i majte, e as i djathte) Shqiperia vertete e Ka SaliBerishen Sot, dhe ky eshte nje fakt para te cilit nuk mbyllim dot syte -tani- se pse dhe si e ka, me mire t'ja leme Historise se Zoti e di pse/si eshte aty...POR, nese ne donim/duam apo do kerkojme me teper Prova Se Berisha "nuk pranon te flase me popullin, synon te qeverise ....etj.etj etj- sic thote Merua" dhe se "greva e provoi kete"...ME VJEN SHUME KEQ.

Sinqerisht shume keq. Nese 15 vjet me pas, flas vitin e mbrapshte 1997, e me CV e Berishes (!?!) do duhen me prova te tjera...atehere, sinqerisht, punet nuk jane mire!

Ndoshta e meritojme Berishen, se ose nje verberim ekstrem ose nje deshire per vete-fshikullim, na berei ne (te pakten gjysmen, ja 40-30%) te Shqiptareve to japim voten.

Por le ta thjeshtezojme kete, ne nje forme te koncentruar dhe te harrojme car thore Mero pse/ si u be Greva etj, etj,

C'fare Duhet te Beje {me} Berisha, qe nje Popull, brenda hapesires se Republikes te Shqiperise ti thote:

Berisha Ik! Pergjithmone Ik!

C'fare duhet te beje me ai?!

(ne radarin Berishian, ne historine e tij abusivo-skandaloze, ne keto 20 vitet t fundit; greva jo vetem nuk rregjistron por as nuk krahasohet!

E them kete me respekt per grevistet, gjithsesi)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.