Akti i vetëflijimit në grevën e urisë, për 80 % të lexuesve të ResPublica-s: "I admirueshëm ose i kuptueshëm"

Postuar në 22 Tetor, 2012 15:03

Të pyetur lidhur me aktin e vetëflijimit të Gjergj Ndrecës e Lirak Bejkos, shumica e lexuesve të ResPublica-s janë "ndarë" mes opsioneve "i kuptueshëm" dhe "i admirueshëm".

Në sondazhin mbi grevën e urisë së ish-të burgosurve politikë të diktaturës (e gjeni në kolonën në të djathtë) lexuesit janë pyetur:  "Gjesti i vetëdjegjes nga ana e Gjergj Ndrecës e Lirak Bejkos ju duket..." dhe osionet kanë qenë pesë.

44% e lexuesve kanë klikuar opsionin "I kuptueshëm" dhe 36% e lexuesve kanë klikuar opsionin "I admirueshëm". Këto janë dy opsionet që kanë marë numrin më të madh të klikimeve. Pjesa tjetër kanë votuar si vijon: Për 11%, një akt i tillë është "I pakuptueshëm", për 7% është "I dënueshëm" dhe 2%  thonë që nuk kanë ide. (A.N.)

Foto: Lirak Bejko, pasi i ka vënë flakën vetes

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Ne te vertete keto foto nuk e tronditen publikun...ndryshe publiku do kishte reaguar.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

publiku shqiptar eshte i atrofizuar, nje pjese konformist, nje pjese i frikesuar, nje pjese me interesa, nje pjese ..., dhe shume pak pranojne te ngrihen mbi interesat e tyre te castit.
Diktaturat ngrihen kur qytetaret heshtin.

Submitted by Edmond (not verified) on

<p>Gjyshi(iu befte drite)e tha atehere nga 90&#39; kur turmat e budallenjve ngrinin gishtat lart pas Sali tradhtarit: FILLOI SHKATERRIMI I SHQIPERISE. UNE TIMEN ASOKOHE&nbsp; E BERA, DEGJOVA THIRRJEN, MORA PUSHKEN E DOLA MALIT, PO JU BYTHPAMBUKET E SOTEM CFARE DO TE BENI? AI I DERGUARI I SERBISE QE PO JU MASHTRON ME GJISHTAT LART, DO T&#39;JU PERDHOSE ATDHE E FAMILJE, DO T&#39;JUA DJEGE FARE SHQIPERINE, TE SHOHIM SA TE ZOTET DO TE JENI T&#39;I TREGONI VENDIN!&quot;</p><p>Paska qene profet, fotografi me te sakte per çka po ndodh sot ne Shqiperi, nuk ka!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.