Dera e Ramiz Alisë..

Postuar në 23 Tetor, 2012 10:08

Fill pas mbylljes së grevës së urisë së të burgosurve politikë, zëdhënësja e PD-së lexoi një deklaratë për shtyp ku ndër të tjera flitej edhe për FRD-në e Topit. Sot kjo e fundit iu kundërpërgjigj PD-së me një deklaratë të saj, në të cilën thuhet:

"Braktisja e [të përndjekurve politikë] nga ana e qeverisë aktuale, refuzimi i Kryeministrit për zbatimin e ligjit të miratuar në parlament, si dhe fushata denigruese e klikës në pushtet kundër martirëve të gjallë të lirisë, përbëjnë aktin e dëshpëruar të një klase të vjetër politike. Ajo hyri në politikë nga dera e Ramiz Alisë dhe po del nga politika duke u sjellë njësoj si ai me shtresën e të përndjekurve dhe të burgosurve politikë.”

Në deklaratë përsëritet premtimi publik se me rotacionin e pushtetit më 2013, FRD, brenda tre viteve do të realizojë kompensimin e plotë të të përndjekurve politikë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.