Ku fle përgjegjësia për shitjen e pronave të ushtrisë?

Postuar në 23 Tetor, 2012 12:57

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla vijon prej disa ditësh denoncimin e privatizimeve të pronave të ushtrisë. Balla deklaroi se ushtria shqiptare në këto tre vitet e fundit është zhveshur nga pronat e paluajtshme dhe shumë toka në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes janë shitur. 

Sipas tij, pronat janë dhënë me një çmim shumë larg vlerës së tyre reale dhe se ato mund të krijonin të ardhura edhe për dëmshpërblimet e ish-pronarëve. Ai premtoi se me ardhjen në pushtet, PS do të bëjë transparencë lidhur mbi këto privatizime.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Edvin Kulluri thotë: “Deputetit Balla, për herë të fundit dhe njëherë e mirë i themi se Ministria e Mbrojtjes NUK shet prona. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura pasi shqyrton listën e pronave që do t’i mbeten në përdorim Forcave të Armatosura, i propozon ministrit të Mbrojtjes listën e pronave që si rrjedhojë dalin të tepërta nga Plani i Përhapjes. Ministri i Mbrojtjes i përcjell Presidentit të Republikës listën me pronat që dalin tepër, i cili i miraton ato me dekret”. K.C.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.