A mundet kryeministri apo ministri ynë i jashtëm të vizitojë shqiptarët e Prespës në mënyrë private?

Postuar në 23 Tetor, 2012 15:41

Vizita e Mrkiçit është shpallur si dyditore, dhe ndërkohë ka vetëm dy takime të shpallura si zyrtare. A mos vallë ka kaq shumë kohë të lirë kryediplomati serb të rrijë në Tiranë? Jo, sepse nëse do të lexosh shtypin serb.. shikohet se ka dhe një takim tjetër, atë të djeshmin me përfaqësuesit e pakicës serbe në Shqipëri. Është pikërisht ky moment që ngjan se përfaqëson një qëllim tjetër kryesor të kësaj vizite, - shkruan Mentor Nazarko në një analizë botuar sot në të përditshmen "Panorama" lidhurme vizitën e ministrit të jashtëm serb në Tiranë. Nazarko e quan "të paprecedentë në historinë e takimeve të kryediplomatëve të huaj në Tiranë" këtë takim privat të ministri serb.

Pyet Nazarko: "Po çfarë mund të diskutohet në këto takime që bëhen kaq në errësirë mediatike në tokën tonë? Diçka ka ditur dhe Ministria jonë e Jashtme apo institucionet tona kompetente që kësaj pjese të vizitës i kanë dhënë karakter privat. Por ky element protokollar, ama, nuk e shfajëson qeverinë tonë, e cila me këtë skemë ka toleruar vizita private të Kryeministrit maqedonas Gruevski në “minoritetin maqedonas të Gollobordës”. A mundet Kryeministri apo ministri ynë i Jashtëm të vizitojë, për shembull, shqiptarët e Prespës apo shqiptarët maqedonas të organizuar në një shoqatë, në mënyrë private?"

Nazarko është i bindur se ky ka qenë qëllimi kryesor i vizitës dhe se aty ku sot shihet vetëm tymi, nesër do duket zjarri.

"Siç mund të kuptohet, gjatë këtyre viteve, veçanërisht me shumicën e drejtuar nga zoti Sali Berisha, në mënyrë të heshtur Serbia nuk ka punuar në territorin tonë vetëm për të rritur ndikimin në ekonomi, në energjetikë, në tregtinë e miellit, në ndërtim rrugësh apo informatizim shkollash me para publike, në shitblerje armësh, por dhe për krijim të minoritetit serb, më saktë zgjerim të tij. Ky zgjerim i tij në Libofshë, por dhe gjetkë madje, është toleruar në mënyrë të ngjashme me punën e maqedonasve në Gollobordë... Nuk ka çudi që Serbia të formulojë më me forcë në takimet e sotme me Panaritin dhe Berishën, por dhe ndërkombëtarisht, pretendimet për këtë minoritet. Le të presim sot dhe të shohim a do të na japë koha të drejtë, por Diplomacia jonë duhet të jetë e përgatitur dhe të mos pësojë, por dhe të parandalojë,- shkruan Nazarko. - A.N.

Më shumë: http://www.panorama.com.al/2012/10/23/qellimet-e-fshehta-te-...
Në foto: Aktiviste te Aleances Kuq e Zi, perpara MPJ gjate takimit Panariti-Mrkic (LSA)

Comments

Submitted by Vlora (not verified) on

<p>Pse nuk shkon dhe kryeministri jone te vizitoj Shqiptaret e Maqedonis dhe te Malit e Zi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.