Bye Bye Berluskoni

Postuar në 26 Tetor, 2012 14:53

Pas dhjetë vitesh hetime dhe gjashtë vite proces, gjykata e shkallës së parë në Milano, dënoi sot Sivlio Berluskonin me 4 vite burg dhe 10 milionë euro garanci në favor të Drejtorisë Tatimore. Akuza është e rëndë dhe sipas gjyqtarëve milanezë është e besueshme.

Berluskoni, nëpërmjet një zinxhiri ndërrmarjesh boshe të shpërndara në shtete me taksa të ulta (të ashtëquajtura parajsa fiskale), blinte me çmime marramëndëse telefilma për kanalet televizive të Mediasetit. Në këtë mënyrë nëpër bilancet e Mediasetit dukeshin si shuma të paguara, por në të vërtetë, (sipas vendimit të sotëm) paratë qëndronin brenda familjes Berluskoni si fonde të zeza dhe të pataksuara. Si aneks i këtij dënimi Gjykata vendosi edhe mospërputhjen e ish kryeministrit me çfarëdolloj posti publik për pesë vitet e ardhshme.

Për hir të së vërtetës, përveç shumës së majme prej 10 milionë euro të cilat duhet të derdhen menjëherë si garanci, ky vendim duhet të kalojë edhe nga shqyrtimi i Gjykatës së Apelit dhe Kasacionit (me shumë shanse që koha të veprojë në favor të Berluskonit).

Në këtë mënyrë, ngjyroset me kuptime të tjera, vendimi i liderit të së djathtës italiane për largimin e vet nga politika aktive. Ndoshta diçka kishte nuhatur dhe vendosi t'i paraprinte bombës procesuale.

“Kjo është një tentativë-vrasje politike”,  - u shpreh menjëherë kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Popullit të Lirisë (PDL), Fabricio Çikito, duke 'përzier' si gjithmonë gjykatën me parlamentin. Silvio Berluskoni s’ka nguruar kurrë të përdori pushtetin politik për t'u mbrojtur nga akuzat e prokurorëve të radhës.

Lind pyetja: po tani që është thjesht një deputet, si do t’i shpëtojë të  kaluarës së vet? E.X.

Comments

Submitted by çentrale (not verified) on

<p>kane 20 vjet e deri tani vetem tituj gazetash kane bere gjykatesit italiane</p><p>nuk behet politika me gjykates dhe nuk e kuptoj gezimin tuaj kur kete gjyq e ka te fituar berluskoni .</p><p>kane per ti paguar edhe demet biles</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.