Çfarë mund të thuhet për 21 janarin?

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International” dënoi sic është thënë “përdorimin e tepruar të forcës” nga policia e Kosovës në protestën e së hënës të lëvizjes Vetëvendosje, kundër takimit të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.
Raporton VOA: Kjo organizatë u bëri thirrje autoriteteve që të kryejnë “hetime të plota dhe të paanshme” të veprimeve të disa pjesëtarëve të policisë. “Nëse ekzistojnë prova të mjaftueshme se policët e Kosovës kanë përdorur forcë të tepruar, e cila mund të cilësohet si torturë apo keqtrajtim, ata duhet të jenë subjekte të ndjekjeve disiplinore apo edhe penale”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate.
Dhjetëra protestues dhe pjesëtarë të policisë u lënduan gjatë përleshjeve të së hënës, kur veprimtarët e lëvizjes Vetëvendosje u hodhën në protesta kundër bisedimeve me Serbinë. Gjatë protestës një shtetase gjermane është gjetur në gjendje të rëndë dhe aktualisht është në gjendje kome në spitalin e Prishtinës. Mbi 60 veta u ndaluan gjatë protestës dhe sipas Amnesty International, “arrestimet kanë përfshirë edhe kalimtarë të rastit”. Re.Pu.
Foto: Albin Kurti dhe deputetë të VV gjatë protestës (REUTERS)
Artikulli VOA: http://www.zeriamerikes.com/content/kosovo-ai/1532793.html
Add new comment