Hollanda: Shqipëria nuk është gati për statusin e vendit kandidat për në BE

Postuar në 26 Tetor, 2012 14:10

Gazeta hollandeze De Telegraaf raporton se Këshilli i Ministrave të Hollandës ka arritur në përfundimin se Shqipëria nuk ka bërë mjaftueshëm progres për ta merituar statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Sipas qeverisë hollandeze, thekson gazeta, Shqipëria duhet të bëjë shumë, shumë më tepër progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Gjithashtu, duhet të bëjë më shumë punë për zbatimin e ligjeve që miratohen. Fokusi i BE-së për forcimin e shtetit ligjor në vendet kandidate për antarësim u konsiderua si i drejtë nga Këshilli i Ministrave të Hollandës. Re.Pu.

Lajmi i De Telegraaf:

http://www.telegraaf.nl/binnenland/13121433/__Albani_geen_ka...

Në foto:

Poster me imazhin e Pasaportes Biometrike, i vendosur me rastin e liberalizimit te vizave, i rrezuar nga era nw bulevardin e Tiranes nentor 2010 (LSA)

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Bravo, e drejta duhet thene sheshit.

Shqiperia do edhe nja 5 shekuj te jete me mentalitet europian.

Submitted by Dashi (not verified) on

Hollandezi meriton falenderime dhe respekt sepse thote te verteten. Jam dakort me Dritanin qe thote se e drejta duhet te thuhet sheshit, por eshte totalisht e gabuar te pretendosh se Shqiperia dashka 5 shekuj te behet me mentalitet europian. Aspak , e keqja popullit ka adhur nga menaxhimi i keq i "demokracise" nga europa, qe ne vend qe te induktojne themelet e demokracise kane injektuar korrupsionin. Kete korrupsion po e zhvillon dhe e kultivon lidershipi politik i te dy kraheve. Ata mbrojne interesat ekonomike te vetes dhe te klanit qe i mbeshtet por nuk perfaqesojne dhe nuk mbrojne parimet e nje partie politike. Emrin e kaneParti por jane thjesht klane. Analizoni  permbajtjen e nenit 181 te Kushtetutes me deklarimet e Edi Rames  me fshataret, per dhenien e tapive per toka qe ata i kane te perfituara me ligjin antikombetar 7501, Analizoni dhe ligjet dhe vendimet e maxhorances per legalizimet. Keto jane fushata elektorale te lidershipit politik qe e fusin shtetin ne rrugen e anarkise se prones. Fajin e kane politikanet dhe jo Shqiperia (Shqiperia ose populli eshte viktima). Kete nuk e ka kuptuar sic duhet  Ambasadori dhe Kryeministri hollandez, qe duhet te ngreje zerin per kushtezimin e shtetit dhe te qeverise shqipare qe te zgjidhi problemin e anarkise se prones dhe te korupsionit ne administraten shteterore qe trajton pronen. Progres raporti 2012 i KE , percakton qarte detyrat , perfundimi i kthimit fizik, pastaj kompensime dhe legalizime.

Submitted by italo-shqiptari (not verified) on

Holanda (me nje "l") ka te drejte, jo vetem qe nuk jemi gati, por jemi ne involucion te vazhdueshem!

Submitted by Dalan (not verified) on

Ne asnje germe nuk shoh qe Holanda te jete kundra per shkak te mentalitetit. Gjithcka qe thuhet ketu ka te beje me korupsionin. Me duket pa vend, nese Shqiperise do ti refuzohet statusi me pretendime te tilla qesharake. Nuk ka te drejte askush te gjykoje mentalitetin e tjetrit. Per mua mentaliteti holandez psh. ma shpif. E po pastaj?

Me duket se ju ekspozoni problemet dhe pakenaqesite tuaja ndaj shqiptareve, si ankesa te Evropes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.