Trekëndëshi i lidhjeve sekrete: Zogu-Tito- dhe komunistët e Tiranës Myslym Peza e Haxhi Lleshi!

Postuar në 28 Tetor, 2012 04:47

Auron Tare publikon tek Panorama e sotme disa dokumente sekretë të CIA-s, tashmë të deklasifikuara, ku thuhet shprehimisht se Tito kishte lidhje në Tiranë me Haxhi Lleshin e Myslym Pezën. Ka qenë vetë Zogu që ka komunikuar më 1952 me amerikanët e CIA-s paralelisht dhe me Titon, me të cilin ish-Mbreti po vendoste lidhje të fshehta. Kontaktet e Zogut me Titon i mbikëqyrte UDB-ja dhe gjenerali famëkeq Rankoviç, siç del nga këto dokumente.

Në një memorandum të Zyrës së Operacioneve Klandestine të CIA-s mbi një intervistë të gjatë të Zogut me një oficer të kësaj zyre, del se Zogu po negocionte një marrëveshje me Titon me kushte sa më të kënaqëshme për të marrë mbështetje për një ndërhyrje të armatosur nga veriu i Shqipërisë. në këtë intervistë Zogu i informon se përmes kanalit sekret me Titon, ai di 3 pushtetarë të lartë komunistë që janë në shërbim të vendit fqinj. Emrat E tyre janë: Myslym Peza, Haxhi Lleshi dhe Dali Ndreu.

Pra, shërbimet sekrete jugosllave kishin arritur pa u diktuar deri në majën e piramidës komuniste. Nga ana tjetër, kemi një mbret që nuk e ka problem të vijë në pushtet me bajonetat e armikut historik të shqiptarëve. Dhe, për të dytën herë.

K.C.

Comments

Submitted by drita (not verified) on

Respublica, ju kur citoni artikuj te gazetave te tjera i lexoni ato apo vetem beni citime pa kontekst per tituj bombastike?!!! Ku ju lutem del ne artikull se tre emrat e permendur kane bashkepunuar me titon dhe zogun??? Te perpiqesh te rekrutosh dike nuk do te thote se ia ke arritur. Te pakten nje nga ato personalitete qe permend ka humbur dy femije ne burgjet serbe, ndersa me zogun ka qene ne gjak se ka vrare babane. Pak me kujdes, nese doni te jeni zeri i se vertetes sic pretendoni. Apo o burra te perlyhemi ne batakun e mashtrimit dhe sensacioneve pa baze per te treguar se vertet berishes por edhe komunistve. Po rregulloni gje biografine keshtu?? Turp! Ju kam lexuar me deshire por zhgenjimi sot shume i madh!!!

Submitted by edro (not verified) on

Nuk ka pas faj Enveri pers e e denoi Dali Ndreun. Kam bindje se Enveri shumices derrmuese te te denuarve per spinunash u ka dhane hakun. Ata mashtruesit e Legalitetit te qepin gojen se na kane care koken duke na treguar se Zogu ishte nacionalist...

Submitted by Mersin (not verified) on

Sa te verteta jane pohimet e Zogut do te duhet ta gjeje historia. Zogu nga natyra ka qene mashtrues i madh keshtu qe nuk jane per tu besuar deklarimet e tij. Po nuk mund te vihet ne dyshim deshira e tij per te zene fronin e Shqiperise te cilin kishte pak gjasa ta merrte sepse kohet kishin ndryshuar e ai nuk mund te udhehiqte me aq me pak te merrte pushtetin me relike osmane. Ajo kohe kish ikur.

Submitted by Harilla (not verified) on

I drejtë vështrimi. Zogu të kish marrë shembull nga i lavdishmi shoku Enver që erdh në pushtet me mbështetjen e serbëve.

Të paktën sebët s'qetheshin si jugosllavë.

Submitted by sso (not verified) on

(DELETED), se nga arkivat amerikane dhe britanike, do te dalin te gjithe te palarat e hajdutit, tradhetarit dhe satrapit Ahmet Zogolli, nje fshtari inorant qe u veteshpall mbret.

Submitted by amelia (not verified) on

Edhe historia u be thashethem?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.