Majko: Kryeministri do i trajtojë zgjedhjet me të njëjtën frymë që trajtoi grevën e urisë

Pandeli Majko, në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë” i ka bërë thirrje qeverisë që të zbatojë vendimet e gjykatave për qarkun e Fierit. Deputeti socialit parashikon një fushatë të egër zgjedhore, sidomos me futjen në lojën politike të dy partive të orientuara djathtas, AK dhe FRD.
Në lidhje me çështjen e Qarkut Fier, Majko tha se “problemi që shtrohet aktualisht midis dy palëve është kapërcimi i disa momenteve, siç është çështja e qarkut të Fierit, ku situata është thuajse absurde.. e ku aktualisht ka dy kryetarë qarku, të cilët ndajnë zyra të ndryshme. Njëri paguhet me pagë, dhe tjetri ftohet në mënyrë zyrtare nga ana e qeverisë. Ne e kemi vënë jo si një kusht, por si një moment që ka të bëjë me një efekt të dyfishtë në marrëdhëniet midis pozitës dhe opozitës”
Në lidhje me kushtëzimin e Qarkut Fier për 3 kushtet e BE-së Majko tha se: “Nëse do të shikohej si pengmarrje e opozitës ky proces, mendoj se do të ishte si një këndvështrim jorealist. Ajo që po kërkon Partia Socialiste është zbatimi i vendimeve të gjykatave. Nëse zbatimi i vendimeve të gjykatave do të shikohej si pengmarrje...”
Në lidhje me plotësimin e 3 kushteve të BE-së Majko tha se: “me një punë të përbashkët, brenda një jave apo 10 ditësh, të tria momentet teknike që kanë të bëjnë me Gjykatën e Lartë, me reformën parlamentare dhe ligjin e administratës civile, janë absolutisht të zgjidhshme.”
Në lidhje me zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, Majko tha se: “Do të jetë një fushatë e egër... e polarizuar. Janë dy parti politike të reja, [FRD dhe AK] që gjithsesi kanë kundërshtuar në vazhdim mënyrën e të bërit politikë të Partisë Demokratike. “...kryeministri aktual, për t’u ballafaquar me këto ndryshime strukturore brenda së djathtës, ka zgjedhur si mënyrë veprimi, një mënyrë sjelljeje ekstreme, shfaqje të polarizuar, që u identifikua sidomos me grevën e urisë të të përndjekurve politikë...Po të vini re fjalorin me të cilin u trajtuan këta njerëz që shkuan deri në sakrificën maksimale të djegies së vetvetes, mendoj se është lehtësisht e parashikueshme që zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë të vështira.”
k.c.
Comments
Nje pyetje sa per te shuar
<p>Nje pyetje sa per te shuar kuriozitetin, Pandeli Majko me origjine nga eshte? Se "Majko" do te thote "nene" ne serbo-kroatisht. Faleminderit.</p>
Add new comment