Bizhga: Zhurmimi i celularëve? “Propagandë e Saliut... për valët e celularëve të deputetëve të PS që nuk mundi t’i përgjonte nja 2 orë”

Postuar në 28 Tetor, 2012 08:48

Gazmir Bizhga, deputet dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në një intervistë për Shqiptarja.com i ka thënë gazetares Artemisa Hoxha se debati për bllokimin e telefonave celularë në Asamblenë e PS-së është “fund e krye një zhurmë false që i shërbeu mjaft mirë Saliut dhe shkon në favor të tij”

Bizhga e uan debatin “krejtësisht të pakuptimtë dhe absurd” për arsye se në atë mbledhje po diskutohej një objekt mjaft i rëndësishëm “që ishte platforma organizative e punës për zgjedhjet e ardhëshme, mbi të cilën do të punojë krejt struktura e PS për të arritur objektivin final, atë të fitores së zgjedhjeve” Bizhga e konsideron këtë dokument që do diskutohej e miratohej si një objekt konfidencial, duke i dhënë kështu të drejtë zhurmimit të aparaturave që mund të dekonspironin. Në lidhje me pyetjen nëse në PS ekzisto një aparaturë kundër-përgjimi, ai u përgjigj se nuk ka dijeni dhe e ktheu vëmendjen te domosdoshmëria e komisionit parlamentar për të hetuar ministrin e mbrojtjes për përgjimet. “Këtë duhet të na lejojë Saliu, e jo të derdhë lot krokodili për valët e celularëve të deputetëve të PS që nuk mundi t’i përgjonte nja 2 orë” tha Bizhga. Ne.Su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.