Historia pak e njohur: vjedhjet, mbulimi i paudhësive dhe mosndëshkimi kanë qenë të shumta në historinë e Bankës së Shqipërisë.

Gjergj Erebara sjell sot një “histori alternative” siç e quan ai të Bankës së Shqipërisë. Botuar te Shqip, kjo histori na sjell një pamje që pak e njohim e që Erebara vëzhgon se nuk ze vend as në faqen (e varfër) të sajtit të Bankës në Internet. Vëzhgimi i gazetarit është se kjo Bankë ka marrë dhe vendime që për shumë shqiptarë kanë shkaktuar tragjedi. Ajo që të bie në sy është që vjedhjet, mbulimi i paudhësive dhe mos ndëshkimi kanë qenë të shumta në historinë e Bankës së Shqipërisë.
Duke iu referuar kujtimeve të këshilltarit të Zogut, Çatin Saraçit, dalë në dritë e publikuar së fundmi, del se Zogu ka marrë një rryshfet prej 2 milionë frangash ar për ta dhënë me koncension Bankën e Shqipërisë. Erebara llogarit se me kursin e sotëm, do të ishin sikur “kryeministri i sotëm të vidhte 300 milionë dollarë me një dorë”.
Banka e Shqypënis, si një institucion që ishte nën varësinë e drejtpërdrejtë italiane, zbatoi standartin e arit derisa u pushtuam nga shteti fqinj. Ajo e la ekonominë efektivisht pa para, aq sa në mungesë të arit apo të kartëmonedhës, njerëzit përdornin cigaret a mallra të tejra si mjet pagese.
Abuzimet e vazhdueshme dhe mos-bërja e një politike monetare kombëtare e çuan ekonominë në primitivizëm.
Erebara shpjegon se më 1926 një “komision parlamentar” për hetimin e koncensionit e shpalli Ministrin e Financave të asaj kohe, Mufid Libohovën, (i cili kishte firmosur koncensionin) si tradhëtar të kombit.
ne.su.
Add new comment