Vetëvendosja në kufi bashkë me AK për të ndalur autobusët nacionalistë grekë

Vetëvendosja i bashkohet AK në bllokimin e autobusëve të nacionalistëve grekë.
Një nga liderët e Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka udhëhequr një grup aktivistësh për të bllokuar hyrjen e nacionalistëve grekë në tokën shqiptare për të festuar një festë greke. Kjo lëvizje i jep një dimension mbarëkombëtar Vetëvendosjes.
Bashkë me ta dhe të rinj të PDIU-së, sipas burimeve nga terreni.
Sipas njoftimeve paraprake nga Top Chanel, mësohet se forca të shumta policie kanë ndaluar aktivistët e Aleancës Kuqezi që t’i afrohen varrezave ku pala greke zhvillon homazhet.
Homazhet janë bërë siç njoftonte më herët sot Top News duke shkelur pa kujdes mbi varret e shqiptarëve që gjenden në varrezë.
Më në fund “lehtësia” me të cilën shteti shqiptar e trajtoi çështjen e varrezave me eshtra shqiptare në rastin e Kosinës, po i jep frytet e veta. Normalisht, në dëm të shqiptarëve.
k.c.
Comments
Ne autobuza kishte edhe te
<p>Ne autobuza kishte edhe te afermen te luftetareve antifashiste..Nuk eshte mire te bejme gjithe greket armiq ,se paska nje Agim te Arte,nje Spahi e ku ta di une..ambasadori qe u qellua me gure ,nuk eshte nazist ? Kemi humbur metron,kemi marre vrull..dhe po imitojme edhe ne ,nazizmin..Veza e GJARPRIT TASHME ESHTE NGROHURT EDHE NE SHQIPERI...Te shohim, ku po na cojne...mos bejme gabimin e serbeve me kosovaret..qe morren vrull dhe humben...Atnigreqizmi i importuar nga ekstremizmi kosovar,nuk ve shenjen e barazimit serbe=greke,qe nje propagande driteshkurter..po zihen prej disa vjeteve ne Shqiperi..Dikush, e ka per zanat mercenarizmin,por jo patriotet e vertete shqiptare! Dikush kerkon te thote qe ne Greqi jane te gjithe per Vorio Epirin,nje e pavertete e madhe..Shume pake,me pak se ata qe ne Shqiperi kerkojne Shqiperi te Madhe!Ndaloni rracizmin dhe ekstremizmin shqiptar,neqoftese nuk doni gjakderdhje te reja ballkanike!</p>
Tek Parku i madh prane
<p>Tek Parku i madh prane liqenit ngjitur me bustet e vellezerve Frasheri ka nja dy varreza, ushtaresh te huaj thone, por nuk jam bere kurioz se kujt i takojne edhe pse kam respekt per te renet e luftes se dyte boterore pavaresisht se te kujt kombi jane. Te afermit e grekeve te rene ne kete lufte pse duhen pritur me gure e veze ? Ata per homazhe vijne sic shkojme ne tek te afermit tane te ndare nga jeta, edhe pse ata kane falur te rite e tyre kunder fashizmit e nazizmit, i cili po del skutave te erreta per tu ringjallur nga harresa jone. Historia do kujdes, ftohtesi, kthjelltesi per tu analizuar. Folklorizma 'patriotike' kotmekot nuk na lipsen, edhe pse kjo kohe me kriza eshte si shtrate i nxehte per kultivimin e shpejt te tyre. AK e VV kane plot objektiva elektorale per tu perpjekur ne zbatimin e tyre dhe jo te merren me pleq, gra, femije qe vijne per te vendosur nje tufe lule e ndezur nje qiri ne varret e te pareve te tyre antifashistonazist...Respekt per te renet e luftes se dyte boterore varesisht fese,ngjyres,kombit...Pse kur ngreme monumente ne shtete te tjera ne kujtim te luftetareve e rilindasve tane ndjehemi krenare e valevitim e brohorasim per flamur ?! Le ti lejojme dhe ata. Varreza jane. Kokalla kane. Pushtime nuk jane...Respekt per te renet...</p>
Add new comment