Arkiv-Lajme

Për Berishën, disa mesazhe ishin të drejtpërdrejta e disa të tërthorta.

Postuar në 01 Nëntor, 2012 14:04

Vizita e Sekretares së Shtetit të SHBA-së në Shqipëri dha disa mesazhe – disa të drejtpërdrejta e disa të tërthorta. Për popullin shqiptar, mesazhi ishte aq i drejtëpërdrejtë sa më nuk mund të bëhej – SHBA ka qenë përkrah shqiptarëve në 100 vjetët e fundit dhe do të jetë përkrah tyre edhe për qindra vjet të tjera! Për opozitën mesazhi i drejtpërdrejtë ishte per bashkëpunim ne lidhje me reformat që ka kërkuar BE-ja. Ndërsa për Berishën, disa mesazhe ishin të drejtpërdrejta e disa të tërthorta.

Mesazhe të drejtpërdrejta për Berishën?

1 – Duhet të luftoni KORRUPSIONIN.

Fjala “votë” dhe togfjalëshi “zgjedhjet 2013”, termat më të lakuar gjatë deklarimeve të sotme

Postuar në 01 Nëntor, 2012 12:59

“Nuk do të mungojë kurrë mbështetja e palëkundur e shqiptarëve dhe e çdo qeverie shqiptare për çdo mision ushtarak apo paqeruajtës të Shteteve të Bashkuara në betejën natyrale të tyre për një botë të lirë dhe demokratike në mbarë globin. Unë e garantova Sekretaren e Shtetit se në qeveri ne do vazhdojmë ta luajmë me krenari rolin që na takon, krahë për krahë me Shtetet e Bashkuara, kudo që aleancën e lirisë ta thërrasë nevoja nëpër botë.

Ne shqiptarët vijojmë të mbetemi më ballkanas se të gjithë ballkanasit – thotë Mustafa Nano

Postuar në 01 Nëntor, 2012 10:55

“Është tragjik, shumë tragjik, fakti që festimet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë po i bëjmë të ndarë më dysh, në Vlorë e në Tiranë. Është mënyra më e keqe për të festuar një datë e një ditë të tillë.

Ju vazhdoni të besoni tek vizioni juaj politik por...

Postuar në 01 Nëntor, 2012 09:59

“Bëra çdo gjë për të fituar në zgjedhjet e 2008, por ai (Obama) fitoi dhe më kërkoi mua që të isha Sekretare e Shtetit. Kur më pyesnin si ka mundësi që dy njerëz kanë luftuar kaq shumë, si mund të punojnë të dy së bashku. Përgjigjja është e thjeshtë të dy ne e duam vendin tonë...  Ju vazhdoni të besoni tek vizioni juaj politik por interesi partiak duhet të vihet mbrapa interesave kombëtare dhe kjo është detyra e udhëheqësve demokratikë.

Hillary Clinton lë Tiranën. "Të shpresojmë që nuk do nisin analizat me gjysma fjalish" - thotë Zeneli

Postuar në 01 Nëntor, 2012 07:45

Sekretarja amerikane e shtetit ka përfunduar vizitën disa-orëshe në Tiranë. Nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton kërkoi që zgjedhjet e vitit 2013 të jenë të hapura dhe të balancuara, me qëllim që populli të krijojë besim te liderët, si dhe Bashkimi Europian të marrë një mesazh të fortë.  “Unë e di sa të vështira janë zgjedhjet politike dhe vota politike. I bëj thirrje drejtuesve të Shqipërisë, por edhe qytetarëve që të punojnë për të krijuar zgjedhje të suksesshme”, u shpreh Clinton.

Një detaj nga masat mbrojtëse të Clinton në shtypin e sotëm

Postuar në 01 Nëntor, 2012 07:20

Ndryshe nga paraardhëset e saj, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka zgjedhur të ketë në ekipin e truprojës së saj plot 13 vajza të reja, shkruan sot gazeta Panorama. Ato stërviten përditë me vetëmohimin për të qenë të gatshme të marrin një plumb në mbrojtje të jetës së saj.
Për Clinton ato janë kupola e mbrojtjes absolute ndaj çdo sulmi që mund t’i rrezikonte jetën. Për botën mbarë dhe tabloidët rozë nuk do të ishte e pavend të quheshin “Hillary’s Angels” (Engjëjt e Hillary-t).

Ku humbet dhe ku fiton Berisha

Postuar në 01 Nëntor, 2012 06:45

Me këtë titull të madh në ballinë e ka bërë debutimin e saj gazeta më e re në tregun shqiptar – gazeta “Dita”. Në brendësi, Dita ka botuar një analizë të gjatë të Eduard Zaloshnjës rreth shpërdarjes gjeografike të votës në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri. Nga kjo analizë autori arrin në përfundimin se koalicioni i udhëhequr nga Berisha ka patur epërsi në zonat rurale në përgjithësi dhe në qarqet veriorë në veçanti.

Paralele historike të vizitave të sekretarëve të shtetit amerikan në Shqipëri

Postuar në 01 Nëntor, 2012 05:07

Shqipërinë e kanë vizituar katër sekretarë shteti amerikanë: James Baker në vitin 1991, Madlaine Albright në vitin 2000, Collin Powell në vitin 2003 dhe Hillary Clinton sot. Nga pikpamja protokollare, ka ngjasim vetëm mes vizitës së parë dhe kësaj të fundit. James Baker, pasi bëri adetet zyrtare (takim me presidentin, kryeministrin, fjalim në Kuvend), pati një takim të veçantë me udhëheqësit e opozitës në Hotel Dajti, më lluksozi i asaj kohe në Tiranë.

Hillari Clinton në Tiranë (nuk u gjend një burrë t'i mbajë atë çadër? - pyet spikeri i ABC News)

Postuar në 01 Nëntor, 2012 04:37

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton mbërriti në aeroportin Nënë Tereza, ne Rinas, pak pas orës 10.30 minuta, për një vizitë disaorëshe në Tiranë. Aktualisht eskorta e zonjës Clinton ka mberritur ne Pallatin e Brigadave.

Ne takimin me Presidentin Bujar Nishani, Clinton do të marrë edhe dekoratën më të lartë, atë të Urdhërit të Flamurit (më parë këtë dekoratë e ka marrë bashkëshorti i saj, Bill Clinton dhe ish-presidenti tjetër amerikan, George W. Bush).

Një dhuratë e papritur për Obamën…nga një republikan i rëndësishëm

Postuar në 01 Nëntor, 2012 04:31

Guvernatori republikan i New Jersey-t, Chris Christie, mbajti fjalimin kryesor në Konventën Republikane, në të cilën Mitt Romney u nominua si kandidati zyrtar i partisë në garën presidenciale. Që prej atij fjalimi, Guvernatori Christie ka qenë një nga zërat kryesorë të fushatës së Romney-t. Por ditët e fundit, ai nuk ka pushuar së lavdëruari publikisht Obamën, kundërshtarin e republikanit Romney.  Arsyeja? Ndihma e madhe që po i jep administrata Obama New Jersey-t për të përballur katastrofën që shkaktoi  uragani i të hënës në këtë shtet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme