Mjeku Berisha, sipas Berishës

Kjo foto e agjensisë LSA tregon kryeministrin e vendit Sali Berisha gjatë ceremonisë së 60-vjetorit të themelimit të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, një ceremoni e organizuar sot në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet. Është fakulteti ku vetë Berisha është diplomuar në 1967. Në jetëshkrimin e tij në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, për këtë periudhë të jetës së tij, shkruhet:
“...Sali Berisha u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1967. Ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës. Gjatë viteve ’70, z. Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në universitetin e Tiranës. Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë mujore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trainime në Paris. Pas kthimit në Shqipëri, Berisha filloi një program kërkimor për hemodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve europianë. Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Europian për Kërkime Mjeksore me qendër në Kopenhagën, me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore “Shëndet për të gjithë”. Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjoze në Europën Perëndimore. Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës...” A.N.
Jetëshkrimi i plotë:
Comments
Ore a keni mundesi te pyesni

Ore a keni mundesi te pyesni disa nga studentet e ketij Berishes se cfare bente ky ne kohe te universitetit? Im ate me tregon se ne kohen e tij ne universitet ky ishte i tmerrshem pasi spiunonte e perjashtonte studentet qe kishin shfaqje te huaja dhe qe nuk tregoheshin te zellshem ne leximin e veprave te shokut Enver. Rrinte gjurmonte dhe gjerat me te vogla si pantallonat e studenteve a ishin model komunist apo kauboj. Shikonte floket (e sidomos barsetat) dhe bente moral te madh si komunist i devotshem. Im ate me thote qe te gjithe e urrenin ne ate kohe, sidomos studentet qe vinin nga familje qytetare, e qe nuk ishin aq fondamentaliste sa Saliu komunist. Ju lutem botojne se jane te verteta. Im ate thote se tani asnjeri nuk ka guxim te tregoje pasi druan vendin e punes dhe tahsme pjesa me e madhe e studenteve te tij, sidomos ata qe nuk i bejne veri, mund te fluturojne nga punet qe kane pa te keq. Edhe atij vete nuk i ve faj se duhet te na mbaje shtepine.

Pyetja qe shtrohet eshte kush

Pyetja qe shtrohet eshte kush ishte yt ate? E mira te na thuash si e ka emrin dhe mbiemrin se ndoshta po na del burre dhe me i dhjere se Saliu pastaj...

O Qeros, po te jesh ti burre

O Qeros, po te jesh ti burre me pak i dhjere se Saliu thua une jam filan fisteku e te pyes kush eshte yt at. Pse pyet per emrin e tim eti ti pa treguar emrin tend te vertete? Thuaje ti emrin tend te vertete e me jep nje adrese emaili se ta jap une pa merak emrin e tim eti. Une nuk dua ta ndaj me publikun emrin e tim eti, qe nuk eshte gje tjeter per mua vecse nje hero. Eshte mjek, por sdi te kete pasur perfitime te medha nga kjo gje, vijon te punoje ndershem, se bashku me gruan e tij e mamane tone, dhe te na mundesoje shkollimin ne femijeve te tij, pa llukse e salltanete. Perderisa e njohe gjendjen financiare te familjes sime dhe per tim ate skam degjuar ndonje fjale te keqe deri tani, perkundrazi, sma do mendja te jete "i dhjere" e aq e teper i dhjere si Sali Berisha, ish-pedagogu komunist i tij, qe tashme eshte kthyer famijarisht ne nje milioner. Se fundi, te them se ne publik nuk e jap emrin e tim eti se kam frike se dikush e sheh, e raporton e me pas ai mund te kete probleme e mbase e heqin dhe nga puna. Pra, kam frike per buken e gojes se me rrogen e tim eti qe e merr akoma nga shteti ushqehem dhe perballoj shkollen, qe ti bie shkurt. Dhe ky shteti i Saliut, (per ke eshte me i madh se une qe kam lindur ne 89' ma do mendja i ngjan me ate te Enverit) te heq nga puna edhe per keshtu gjerash. U kuptuam, o Qeros?

E po s'paska qene sekretaxhi

E po s'paska qene sekretaxhi Paartie ky, ca na llometisni , jo sekretar, jo komunist, jo perderast, jo tradhetar, E ku thote aty ne biografi qe eshte tradhetar, ka gje te shkruar aty? Jo, Po mos flisne me se na hoqet kapakun me gjithe torolloq!

Moster ka qene edhe atehere

Moster ka qene edhe atehere si tani pse pyesni kot

Add new comment