Strategu i fushatës së Romney-t kuroi imazhin e Berishës në 2005 i rekomanduar nga Fazlliç, - shkruan revista amerikane

Postuar në 29 Tetor, 2012 15:20

Një shkrim i publikuar në revistën amerikane “The New Republic” thotë se kryestrategu i fushatës së kandidatit republikan, Mitt Romney, ndihmoi Sali Berishën të vinte në pushtet në vitin 2005. Artikulli bën edhe një historik të përmbledhur të historisë politike të Berishës duke e quajtur atë një “aparatçik i diktaturës staliniste”.

Në artikullin e Penn Bullock-ut lexohet ndër të tjera: “... Romney mburret pas dyerve të mbyllura me faktin që këshilltarët e tij po përdorin taktika që i kanë përdorur edhe në zgjedhje të huaja. Këshilltarët që vlerësoi më së shumti ishin kryestrategu i fushatës së tij, Stuart Stevens dhe Russ Schriefer, ndihmës i Stevens-it për një kohë të gjatë. Dhe përpara se të merrte përsipër fushatën presidenciale të Romney-t, ekuivalenti i Karl Rove-it, Stevens, ka ndihmuar që të vijnë në pushtet dy njerëz të fuqishëm, duke i drejtuar ata në fitore në zgjedhje të mbushura me parregullsi dhe dhunë. Stevens, të cilit “The New Republic” i bëri një profil në gusht, thotë se e shijon politikën si erën e napalmit në mëngjes. Një artikull muajin e shkuar në “Politico”, që e portretizonte Stevens-in si objekt të kritikave vicioze, e përmendte kalimthi se ai ka punuar në Shqipëri dhe në Kongo. Por nuk i përmendte emrat e liderëve, për të cilët ka bërë fushatë: Sali Berisha, kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti kongolez, Jozef Kabila, figura autoritariste, që kanë alarmuar grupet e të drejtave të njeriut dhe Departamentin amerikan të Shtetit...”

Autori thellohet më pas në artikull në angazhimin e Stevens-it në fushatat e Berishës dhe Kabilës dhe shkruan se “firma menaxhoi thuajse çdo aspekt të fushatave të tyre, që nga fushatat multimediale të nivelit të lartë, tek mbledhja e fondeve, zhvillimi i politikave, kërkimi në thellësi i strategjive politike, planet e taktikat mediatike- pak a shumë të gjitha shërbimet që Stevens ofron për Romney-n”.

Bullock shkruan ndër të tjera se “Stevens iu rekomandua Berishës nga një ndërmjetës boshnjak, Damir Fazlliç, të cilin Departamenti i Shtetit e përshkruan si një ‘hije’. “Kabllogramet e Departamentit të Shtetit thonë se ai punoi ngushtësisht me Berishën në fushatë dhe mori mbrojtje ligjore nga qeveria e tij, - shkruhet në artikull. Autori i ka kërkuar koment edhe vetë Fazlliçit por ky “nuk iu përgjigj kërkesës sonë për koment”. A.N.

Artikulli i plotë:

http://www.tnr.com/blog/plank/109214/stuart-stevens-shady-pa...

Profil i Stuart Stevens:

http://www.tnr.com/article/magazine/politics/105738/stuart-s...

Foto nga:

http://www.washingtonpost.com/national/on-leadership/mitt-ro...

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

Republika e Re eshte nje reviste shekullore, numrin e pare e nxorri ne 1914. Eshte liberale nga pikepamja politike dhe ka nje tirazh te perjavshem diku rreth 50-60 mije kopje. Ka shume delenxhij qe fyejne dhe kjo eshte pjese e zhurmes per te shmangur vemendjen nga cfare thuhet ne ate shkrim per Shqiperine dhe drejtuesit e shtetit ketu. Shume shpesh kjo zhurme eshte te sponsorizur me ndergjegje ose vullnetarizem. Shkrimi, megjithate me solli nder mend nje shkrim te New York Times ne 1997 per Sali Berishen. Ende e kam te ruajtur nje kopje origjinale te gazetes. Berishes i kujtohet mire Jane Perelez, dhe cfaredo qe te thone komentuesit e faqeve te internetit, cdo fjale e asaj gazetareje per Berishen dhe pasojat e pranise dhe veprimtarise se tij fatkeqesisht per Shqiperine ka dale e vertete.
Ajo pjese e shkrimit te Republikes se Re per Shqiperine dhe gjithcka lidhet me te eshte e dhimbshme. A do kete ndoj ndikim si funksionon elita shqiptare, qeveritaret, votuesit? Shume pak, pasi sistemi i krijuar eshte i tille qe nuk lejon frymemarrje te lire nga asnje krah. Per pasoje, Berisha ose te zgjedhurit e tij do sundojne ne Shqiperi pa u ndershkuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.