Ngjela: Shqiptarët po tregohen të mefshët për ta flakur [Berishën] si një bastard.

Postuar në 04 Nëntor, 2012 04:13

Në një intervistë për Renato Kalemin në Revistën ‘Klan’, Spartak Ngjela shpjegon arsyet se pse vendosi të botojë një vëllim të dytë të librit të tij “Përkulja dhe Rënia e Tiranisë Shqiptare”, një libër që vjen dhe si një çlirim për atë periudhë të vështirë të jetës së tij, si dhe flet për aktualitetin shqiptar.

Muajt e fundit Ngjela është shfaqur disi më pak aktiv në politikë, por thotë se nuk është tërhequr. “Opozita është futur në një filozofi, e cila mua më duket joproduktive. Nëse nuk del në fushatë që tani, gjithçka ka marrë fund”, shton Ngjela. Sipas tij, është lidershipi socialist ai që po gabon, ndonëse aleanca me PS-në do të vazhdojë sipas të njëjtave kushte si më parë. Nga ana tjetër, kriton fort ashpër kryeministrin Berisha, të cilin e quan si njeriun që nuk e dëshiron me pasion futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Berisha nuk mund të heqë dorë nga skema e tij sunduese dhe shpërbërëse për Shqipërinë; por, shqiptarët po tregohen të mefshët për ta flakur si një bastard”. Sipas Ngjelës, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në rastin e grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë. “Berisha kurrë nuk ka për ta dashur të mirën e këtij vendi, prandaj dhe gjendemi në këtë situatë të mbushur me urrejtje dhe konflikte të brendshme”.

“Por, unë mendoj se Saliut i ka ardhur fundi”, e mbyll intervistën për Revistën ‘Klan’, Ngjela.

Intervista e plotë:

http://revistaklan.com/material.php?id=2973

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Avokat keni shumë të drejtë të tillë jemi se kur do ndryshojmë një Zot e di

Submitted by LORA (not verified) on

Shqiptaret,zoti Ngjela,e kuptuan se dr.(DELETED) nuk e donte te miren e Shqiperise qe ne 1994-en kur e rrefuzuan ne menyre spektakolare; ME VOTE.

E sikterisen me gryken e dyfekut me 1997-en.Cfare u kerkon shqiptareve,ti zoti Ngjela qe i vure shpatullat dhe e mbajte ne krahe (DELETED) e historise,duke

i bere nje karshillek te pafalshem ketij populli????????????????????Se mos vetem ti;nano-(DELETED) e hipotekoi si pasurine e tij me te madhe ,qe i jepte viston

pushetit te tij (DELETED).Bamir Topi,dje, e beri nje ndjese publike;te mire a te keqe e beri.Zoti Ngjela,populli shqiptar nuk do te prese ritmin tuaj kur ta kuptoni ju se kush eshte armiku me (DELETED) qe klasa jote politike ua beri peshqesh.Shqiptaret nuk jane te mefshet,ata po tregohen mjaft te ekuilibruar,fale mesimit qe kane marre

nga kjo e vet-thene klase politike,ku ben pjese me te gjitha zullumet edhe zoti Ngjela.

Submitted by Anonim (not verified) on

Mos u merzit avokat se sa te kemi Ed Ramen ne Twiiter, ska opozite te atij lloji qe kerkon ti

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.