Topi nuk është

Presidenca ka njoftuar sot datën 5 nëntor si ditën kur kreu i shtetit, Bujar Nishani do të zhvillojë takime te veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për caktimin e datës se zgjedhjeve te ardhshme. Në njoftimin zyrtar të vënë në dispozicion për mediat nga vetë zyra e shtypit në Presidencë lexohen të detajuara oraret sipas të cilave presidenti Nishani do të bisedojë me përfaqësuesit e partive parlamentare mbi datën kur sovrani do t’i drejtohet kutive të votimit:
Ora 10:00 - Takim me Kreun e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, Z. Astrit Patozi
Ora 11:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Z. Gramoz Ruçi
Ora 12:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar te Partise Levizja Socialiste per Integrim, Z. Lefter Koka
Ora 13:00 – Takim me Kryetarin e Partisë Republikane, Z. Fatmir Mediu
Ora 14:00 – Takim me Kryetarin e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Z. Vangjel Dule
Ora 15:00 – Takim me Kryetarin e Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, Z. Shpetim Idrizi.
Siç vihet re, mungon partia më e re, ajo e FRD-së, e cila ka përfaqësues të saj në Kuvendin e Shqipërisë, deputetin Gazmend Oketa. A.N.
Comments
Nuk calon gomari nga veshi.
<p>Nuk calon gomari nga veshi. Nuk dua te mbroj as Nishanin dhe as PD se jane cope-cope, por ky rast eshte i debatueshem pasi Oketa ka hyre ne parlament si deputet i Partise Demokratike.</p>
po pse Shpetim Idrizi me ke
<p>po pse Shpetim Idrizi me ke hyre me PDIU?</p><p>ka hyre me votat e PS,keshtu qe argumentijot nuk qendron</p>
PDIU garoi ne zgjedhjet
<p>PDIU garoi ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 dhe arriti te nxjerre Dashamir Tahrin deputet, pra ishte parti parlamentare qe ne fillim te kesaj legjislature. Me pas Shpetim Idrizi kaloi nga PS tek PDIU, Paulin Sterkaj nga PD tek PS, etj. Ndersa FRD nuk ka ndonje deputet tjeter pervec Gazmend Oketes, i cili ka hyre ne parlament si deputet i Partise Demokratike. Ne kete logjike PDIU do te merrte gjithsesi pjese ne bisedime pavaresisht nga fakti ne se Shpetim Idrizi do te ishte deputet i PS apo i PDIU. Ndersa pjesemarrja e FRD eshte e diskutueshme, pasi eshte rast disi i vecante. Per mua nuk ka asgje te keqe sikur te ishte jo vetem FRD por edhe AKZ, nuk ka shume rendesi.</p>
Add new comment