Vdekja e Lirak Bejkos sipas Reuters

Mediat e huaja, të furnizuara nga artikujt e Reuters dhe Associated Press, kanë raportuar në lidhje me vdekjen e Lirak Bejkos. Më poshtë është një raport i agjencisë Reuters:
“Një disident shqiptar i periudhës komuniste vdiq të premten nga plagët e rënda që mori pasi i vuri vetes flakën gjatë një greve urie, ku bëhej thirrje për të marrë kompensimin për kohën e kaluar në burg gjatë komunizmit. Lirak Bejko, 47 vjeç, i vuri flakën vetes tre javë më parë, dy ditë pasi një tjetër disidenti, të dy nga grupi i 20 grevistëve të urisë. Disidentët thonë se ata janë paguar vetëm një pjesë të shumës, që u duhet dhënë atyre sipas një ligjit të vitit 2007 për kompensimin e të burgosurve politike gjatë regjimit stalinist të Enver Hoxhës. Bejko ishte dërguar në një spital në Bari, Itali, ku ai ndërroi jetë pas komplikacioneve nga plagët e tij. Në fjalët e fundit të regjistruara të tij, ai i tha një intervistuesi në spital se ai do që të përndjekurit të vazhdojnë protestën, por të mos ndjekin shembullin e tij “I dua shumë. Nuk dua që ata të ndjejnë dhimbjet e mia. Ato janë të tmerrshme” - tha ai me kokën e lidhur dhe zërin që i dridhej. Grevistët e urisë dolën prej saj muajin e shkuar, disa pasi humbën ndjenjat dhe u dërguan në spital. Qeveria refuzoi të flasë me ta, duke thënë se greva e tyre ishte e motivuar politikisht. Rreth 6 mijë njerëz u ekzekutuan gjatë regjimit komunist në Shqipëri, që u rrëzua në vitin 1990. Dhjetëra mijëra u burgosën ose u dërguan në kampe pune ose internim”.
Comments
"Rreth 6 mijë njerëz u
<p>"Rreth 6 mijë njerëz u ekzekutuan gjatë regjimit komunist në Shqipëri, që u rrëzua në vitin 1990. Dhjetëra mijëra u burgosën ose u dërguan në kampe pune ose internim”.</p><p>E bukur kjo por me e bukura eshte se ne kohen e Skenderbeut u vrane 100 mije shqiptare! Kush ja ka derguar kete te dhene As. Press ? Ida? Boll ore boll, merruni me 22 vjetet e fashizmit se u bete si ai nxenesi qe s'kishte mesur tjeter vec anatomine e morrit. Kur e pyesnin per per temat e reja, ai gjente rruget me te cuditshme per te dale tek morri dhe fillonte spjegimin e anatomise se tij. Ndonjhere do ta shkruaj te gjithe tregimin!</p>
Add new comment