HRW kërkon nga Clinton e Ashton që t’i bëjnë presion Ballkanit

Postuar në 31 Tetor, 2012 02:30

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, duhet të theksojnë rëndësinë e përmirësimit të të drejtave të njeriut gjatë vizitës së tyre në turneun në Ballkanin Perëndimor, - ka thënë të martën Human Rights Watch.

Në një deklaratë të cituar nga media amerikane, Lydia Gall, hulumtuese për Ballkanin dhe Evropën Lindore në Human Rights Watch ndër të tjera thotë:

“Sekretarja Clinton dhe Përfaqësuesja e Lartë, Ashton, duhet të dërgojnë sinjal të qartë në Ballkan se përparimi në të drejtat e njeriut mbetet element qenësor për ngritjen e raporteve me Uashingtonin dhe BE-në... Kjo nënkupton fundin e një diskriminimi politik në Bosnje dhe Hercegovinë; sigurimin e të drejtave të romëve dhe minoriteteve tjera në Bosnje, Kosovë dhe Serbi dhe mbrojtjen e lirisë së mediave në tërë rajonin".

Bie në sy që Tirana nuk përmendet (vetëm nëse përfshihet në togfjalëshin "në tërë rajonin"). Por edhe në fjalitë më poshtë, Shqipëria është sërish out:

“Është thelbësore për BE-në dhe SHBA-në, që të bëjnë presion mbi Sarajevën, Beogradin dhe Prishtinën që të jetësojnë obligimet për të drejtat e njeriut, por edhe ato politike. Liria e mediave mbetet e kërcënuar në Kosovë dhe në Serbi, me gazetarët që po përjetojnë kërcënime dhe dhunë. Kosova duhet të bëjë më shumë për të përmirësuar gjendjen e romëve të kthyer me forcë nga Evropa Perëndimore, - thuhet në deklaratën e HRW sipas radios Europa e Lirë. (A.N.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.