Avokati i Ndrea Prendit (ish-komandant i Gardës së Republikës në 21 janar 2011): Kontestojmë akuzat e Prokurorisë

Postuar në 31 Tetor, 2012 05:46

Avokati i ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, hodhi poshtë akuzat e organit të akuzës ndaj klientit të tij si në formë ashtu edhe në përmbajtje, raporton BalkanWeb .  Pas përfundimit të seancës së radhës, në Gjykatën e Tiranës, avokati Genc Gjokutaj deklaroi se do kontenstojë provat e paraqitura nga ana e akuzës dhe ka kërkuar që nesër të merren në pyetje qytetarët Behar Hasa, Vaide Neda dhe Dritan Osmani.

Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi po përballet me akuzën e vrasjes së demonstruesit Faik Myrtaj  në 21 janar 2011 dhe prova më e fortë që ka në duar Prokuroria kundër tij është akti i ekspertimit të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së, e njohur me akronimin FBI. Por duket se Gjokutaj beson se do të provojë që akti i ekspertimit të FBI-së është i gabuar…

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by Po mer (not verified) on

<p>Mos trazoni folenë e grerëzës.</p><p>Se mund të ndodhë&nbsp;që &nbsp;ky personazh që ka hetu Nanon të përfundojë Prokuror i Përgjithshëm.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.