Rexhep Qosja empatik me policinë e Kosovës; dhe i mëshon tezës për shkëmbim territoresh me Serbinë

Postuar në 31 Tetor, 2012 01:38

Rexhep Qosja vijon ta shohë zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovës në një mënyrë jo ortodokse. E ka thënë më parë, dhe e përsërit: “Për mua ajo pjesë (veriu) është ‘Kali i Trojës’ dhe gjithmonë do t’i sjellë rreziqe Kosovës. Nuk do të doja ta shihja Kosovën me rreziqe brenda saj, dhe për këtë arsye kam ngritur pyetjen, se pse mos të bëhet shkëmbimi i pjesës veriore me Luginën e Preshevës”.

Këtë e ka thënë në një intervistë për radio televizionin 21, në të cilën është pyetur edhe lidhur me karfosjen qeveri-Vetvendosje. I është bërë krah Vetvendosjes? Jo, ka kritikuar të dyja palët për dhunën e  ushtruar. Por ka rënë në sy një lloj empatie për policinë, për të cilën është shprehur se “është policia jonë, nuk është policia serbe, që ish policia e pushtuesit”: “Policia jonë janë djemtë tonë, janë vajzat tona, ne i kemi rritur, ata krijojnë sigurinë tonë dhe pse t’i detyrojmë ata të përdorin dhunën që mund të jetë e papranueshme”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Zoti Qose përse mos ti merni që të dyja por duhet të bëni shkëmbim dhe në qoftëse ndodhë kjo çfarë fitojmë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.