"Shkurajues, rikuperimi" - shkruan NYT për katastrofën që la pas uragani Sandy

Postuar në 31 Tetor, 2012 02:58

Ka arritur në të paktën 43 numri i të vrarëve nga uragani në SHBA, - njofton faqja online e gazetës New York Times e cila e vë theksin e lajmeve të mëngjesit të sotëm në faktin që riparimet në shërbimet publike dhe në sistemin energjetik do duan ditë e ndoshta javë të realizohen.  

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Michael Bloomberg tha se shumë prej tuneleve të përmbytura të metrosë së qytetit janë të bllokuara, dhe paralajmëroi se qyteti përballet me ditë, nëse jo javë, sfidash të rimëkëmbjes nga stuhia. "Dëmi që kemi pësuar është shumë i madh dhe riparimet nuk do të ndodhin brenda natës. Dy sfidat më të mëdha me të cilat përballet qyteti janë transporti publik dhe energjia elektrike.

Tregu i aksioneve New York Stock Exchange qëndroi mbyllur të martën, duke shënuar kështu herën e parë që nga viti 1888 që këmbimet tregtare janë pezulluar për dy ditë me radhë për shkak të motit. New York Stock Exchange hapet sot.

Qytete të tjera amerikane përgjatë bregdetit lindor, përfshi kryeqytetin Uashingtonin, mbetën dje me sisteme publike transporti të pezulluar, aeroportete të mbyllur dhe miliona njerëz të detyruar të qëndrojnë në shtëpi. Stuhia e fuqishme goditi më tej në brendësi të vendit 1 mijë e 500 kilometra nga brigjet lindore, duke sjellë në disa zona (West Virginia) borë prej më shumë se 1 metër. Stuhia la të vrarë të paktën 65 njerëz në Karaibe javën e kaluar para se të lëvizte në drejtim të Shteteve të Bashkuara. A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.