Italianët do votojnë për herë të parë në zgjedhje që nuk janë “pro ose kundër Berluskonit”

Shtypi në Itali e ka komentuar dënimin me burgim të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, si “fundin e një epoke”. “Një gjeneratë e tërë e italianëve, e lindur pas vitit 1975, për herë të parë në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, nuk do të votojë në një ‘referendum’ pro ose kundër Berlusconit”, - shkruan “La Stampa”.
Ndërsa Ezio Mauro i “La Republica” thotë: “Kështu përfundon afera e një Titaniku - lindi në televizion dhe mori fund në gjykatë”.
E majta “Il Fatto Quotidiano” (ka ‘luftuar’ me Berlusconin gjatë tre mandatave të tij) shkruan në editorialin e vet: “Dënimi është dëshmi se Italia është qeverisur për nëntë vjet nga një mashtrues tatimesh”.
Të premten, një gjykatë në Milano ka dënuar Berlusconin me katër vjet heqje lirie për shkak të mashtrimeve me taksa, ndërsa më vonë e ka reduktuar në një, duke i ndaluar edhe mbajtjen e posteve publike për pesë vjet. Gjykata, po ashtu, ka urdhëruar Berlusconin që t’iu paguajë autoriteteve tatimore 10 milionë euro.
Më 1997 dhe 1998, Berlusconi është dënuar tri herë me një total prej 6 vjetësh e 5 muaj heqje lirie, nën akuzat për korrupsion, falsifikim dhe financim të paligjshëm të partisë. Dënimet më vonë janë hequr nga gjykata më të larta ose kanë rënë nën statutin e kufizimeve. Ai ndodhet në gjyq edhe për akuzat se ka paguar për seks një të mitur.
Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë: më 1994-1995, 2001-2006 dhe 2008-2011. Rasti për abuzim seksual ka qenë i fundit në serinë e skandaleve, të cilat kanë ndihmuar rënien e beftë të tij në nëntor të vitit të kaluar. A.N.
Comments
Me pelqen qamet shprehja "ka

Me pelqen qamet shprehja "ka sherbyer" si kryeminister per kaq vjet!

Taman ka sherbyer si

Taman ka sherbyer si kryeminister, ia ka bere te gjitha sherbimet vetes. Me ne fund s'do ta shohim me kete politikan bastard neper lajmet italiane.

Lum si Italianet! Nje faqezi

Lum si Italianet! Nje faqezi me pak! Po ne?

Add new comment