“Hekurosje” flamujsh për 100 vjetor... Sa “për t’i bërë të ekspozueshëm” – thotë restauratori Stamati

Më shumë se 20 flamuj, pjesë e fondit të etnografisë në Qendrën e Studimeve Albanologjike, do të ekspozohen në një prej ambienteve të Muzeut Kombëtar. Që po përdoret ndërkohë si laborator. Janë 4 flamuj që kërkojnë ndërhyrje paraprake që të përmirësojnë gjendjen e tyre dhe të jenë të ekspozueshëm, - shkruan e përditshmja SHQIP, e cila ka intervistuar restauratorin Frederik Stamati.
Thotë ndër të tjera Stamati: “Po punohet me flamurin me të cilin është varrosur Ismail Qemali, flamuri i familjes së Princ Vidit, flamuri që është përdorur më 1920 në Luftën e Vlorës dhe një tjetër flamur që mendojmë të jetë i vitit 1913, por ende nuk kemi dokumente të plota për ta verifikuar. Zgjodhëm këta katër flamuj për një restaurim paraprak, me qëllimin që të shmangnim të tjera dëmtime gjatë transportimit dhe t’i bënim të mundur për ekspozim...”
Nga intervista me restauratorin e njohur, kuptohet që është një punë sa për “vitrinë” (si thuajse shumica e historive që kemi dëgjuar deri tani për festimet e 100 vjetorit). Sepse restaurimi i plotë...
Thotë Stamati: “Ka edhe flamuj si ai i Kongresit të Lushnjës, i cili kërkonte një ndërhyrje të cilën ne nuk e përballojmë tani për tani, ndaj vendosëm të mos e prekim fare se përndryshe do ta dëmtonim më shumë... Ose.. Mjafton të them se në flamurin që i përket familjes Vidi, sot(dje) është nisur që nga mëngjesi të punohet me një copë të vogël e ende nuk është mbaruar. Me një përllogaritje që kemi bërë, do të duhej që një ekip të punonte rreth dy vjet për ta mbaruar... Aktualisht, kjo që po bëjmë është një lloj “hekurosje” e këtyre flamujve, kapja e pjesëve të dëmtuara që janë duke rënë, për t’i bërë të ekspozueshëm”. A.N.
Comments
O SA MIRE QE JAM SHQIPTAR O

O SA MIRE QE JAM SHQIPTAR O HEJ O HEJ!

Na hapet barkun ju nacionalistet, nuk shihni se si eshte katandasour Shqiperia, nder vendet me te prapambetura ne Europe. Sikur te merreshit me pune e ta lenit nacionalizmin prej idiotesh do kontribuonit me mire. Mbreteri idiotesh!

Eh çka me ba

Eh çka me ba !

Paparashikushmeria e nje pervjetori te jete arsyeja?

apo qe qeveria e Aqil çarçanit s'kishte parashiku fonde?

Add new comment