Sandy vret 33 amerikanë, mbi 8 milionë pa energji elektrike, mbyllen 3 centralë bërthamorë

Postuar në 30 Tetor, 2012 11:56

Rritet bilanci i viktimave të super stuhisë post tropikale Sandy në SHBA. Së paku 33 viktima në Connecticut në North Carolina, nga të cilët, 17 të vdekur në New York, - bën të ditur Huffington Post. Edhe në Kanada regjistrohet viktima e parë. Mbi 8 milionë amerikanë janë pa energji elektrike dhe 3 centrale atomike janë mbyllur për arsye sigurie, mes të cilëve edhe ai i Indian Point në afërsi të New York-ut, si dhe ai i Hancock Brigde në New Jersey. Si të mos mjaftonin, ka gjendje alarmi edhe në centralin nuklear të Oyster Creek, në jug të New Jersey, 40 km nga  Atlantic City, lokalitet turistik detar i shkatëruar tashmë nga cikloni.
Obama ka shpallur gjendjen e "katastrofës së rëndë" në shtetet e New York dhe New Jersey. Sandy ka futur në rrethin e rrezikut 60 milionë banorë të Bregut Lindor. Metroja dhe aeroportet në New York janë mbyllur. Kryebashiaku Michael Bloomberg foli për "dëme pa precedentë në sistemin e transportit dhe atë të energjisë elektrike". - A.N.

 

Fotot nga:
http://www.huffingtonpost.com/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.