Lajmi i vetëm i medias amerikane për ditën e sotme është uragani ‘Sandy’

Postuar në 30 Tetor, 2012 05:17

Uragani ‘Sandy’, që tanimë është shndërruar në një stuhi tropikale jo problematike, ka lënë pas 17 viktima dhe një qytet të gjunjëzuar. E nuk bëhet fjalë për një qytet dosido, por – siç thotë Frank Sinatra – për “qytetin që nuk fle kurrë”, për New Yorkun: Përmbytje, zjarre, blackout total për miliona banorë, e dëme të tjera që mund të shkojnë deri në 20 miliardë dollarë.

Mass-media amerikane është e fokusuar e tëra tek pasojat e këtij uragani. Pas një jave do të mbahen zgjedhjet, të cilat do të përcaktojnë presidentin e ardhshëm të të vetmes superfuqi të planetit, por me lajmet presidenciale janë marrë gazetat e vendeve të tjera të botës. Gazetat amerikane kanë rezervuar shumë pak vend për ngjarjen elektorale. Atij që hyn për të lexuar versionet online të gazetave Washington Post, New York Times, etj, do t’i duhet të zbresë në nivelet e poshtme të faqes web për të parë ndonjë lajm elektoral.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Nese e njejta situate do ndodhte ne Shqiperi ne kohe zgjedhjesh, me siguri qe te lajmet e Klanit do shanin Ramen e do flisnin per arritjet e qeverise dhe jo per uraganin.

Submitted by Junik01 (not verified) on

hahahhahahahha sa kam qesh me kete koment hahahahaha

koment shume i gjetur bravo

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

do ishte e udhes qe te publikonit lajmet per ciklonin Cassandra, rrezja e tij goditi dhe Shqiperine te shtunen me erera deri ne 100 km ne ore, demet qe shkaktoi jane shume te medha, vetem ne bujqesi jane shkaterruar shume sera, eshte demtuar rende pemtaria dhe permbytje ne toka bujqesore, gjithashtu dhe ne porte ka pasur probleme dhe deme. neser parashikohet qe mbi vendin tone te mbrrije stuhia Halloween e cila perkon dhe me diten e halloween me erera deri ne 80 km ne ore. niveli i parashikimit te motit ne vendin tone eshte per te ardhur keq, gjithashtu dhe paralajmerimi i njerezve sesi te mbrohen nuk ekziston dhe masat paraprake qe duhen marre. dhe ti  i nderuar gazetar nqs do me be lajm me motin ,mos shif  se cfar ndodh ne USA me uraganin SANDY, por shif njehere ca behet me motin ne vendin tend!!!!!!!!!!!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.