CEZ-Shqipëri, divorc brenda pak muajve të ardhshëm – paralajmëron Armitage e Bankës Botërore

Postuar në 01 Nëntor, 2012 15:26

Banka Botërore deklaroi sot se marrëdhëniet e CEZ me Shqipërinë “pritet të mbyllen me divorc brenda pak muajve të ardhshëm”. Deklarata u bë nga vetë Jane Armitage, drejtore rajonale e Bankës Botërore për Europën Juglindore.

Citohet Armitage nga VOA News: “Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer lidhur me privatizimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë. Banka Botërore e ndihmoi qeverinë që të merrte një vendim lidhur me privatizimin, i cili ishte transparent dhe konkurrues. CEZ fitoi privatizimin dhe ne ishim shumë entuziastë, sepse CEZ ka përvojë të madhe dhe emër të mirë ndërkombëtar. Të gjithë pritnin që CEZ të ulte humbjet teknike dhe financiare dhe të përmirësonte mbledhjen e faturave nga konsumatorët. Por sot pas 3 vjet e gjysëm ne jemi thellësisht të zhgënjyer për këtë privatizim, njëlloj si qytetarët dhe qeveria shqiptare”.

Drejtorja rajonale e Bankës Botërore, ishte e qartë: “Situata është shumë e vështirë. CEZ dhe qeveria janë duke diskutuar për një rrugëdalje, ata kanë marrë avokatë dhe negociatat janë shumë delikate. Nga të dy palët ka shumë mosbesim mendoj se në pikën e tanishme kjo lidhje ngjan me një martesë, që i ka ardhur dita për divorc. Por problemet mbeten të njëjta; rritja e çmimeve, mbledhja e faturave, investimet themelore për të shmangur humbjet teknike dhe financiare; të gjitha këto janë sfida për kompaninë e re që do të pasojë CEZ-in, por për vetë CEZ-in koha ka mbaruar, nuk u arritën marrvëshje me qeverinë, dhe pas pak muajsh po vjen divorci mes tyre”. – A.N.

 

Në foto: Kryeministri Sali Berisha dhe Drejtorja e Bankës Botërore për Europën Juglindore Jane Armitage, gjatë një konference në hotel Tirana,  Shtator 2011 (LSA)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.