Dënohet regjisori i filmit antiislam

Postuar në 08 Nëntor, 2012 02:34

Shtetasi amerikan që dyshohet si producenti i filmit anti-Islam, që shkaktoi protesta masive në vendet e Lindjes së Mesme, është dënuar me një vit burg për shkelje të lirimit me kusht. Nakoula Basseley Nakoula u dënua nga një gjyqtar në Kaliforni pasi pranoi katër shkelje të kryera prej tij të një dënimi të dhënë në vitin 2010 për mashtrim.
Pas dënimit në vitin 2010, Nakoula kishte shlyer shumicën e dënimit 21-mujor me burgim për përdorimin e dhjetra emrave të rremë për hapjen e rreth 60 llogarive bankare, duke ngritur një skemë të vërtetë mashtrimi.
Asnjë nga akuzat nuk lidhej me përmbajtjen e filmit kontrovers, “Pavajësia e Myslimanëve”. Disa dhjetëra persona humbën jetën në Lindjen e Mesme në protestat kundër këtij filmi. Por gazeta “Los Angeles Times” deklaron se gjatë qëndrimit në burg ai lexoi për Kuranin dhe nisi të kërkonte mënyra për ta kritikuar atë. Me t’u liruar atij i ndalohej të përdorte kompjutera ose internet për pesë vjet, pa i dhënë leje oficeri i lirimit me kusht.
Nakoula, që u arrestua në shtator, ka gjithashtu emrat Sam Bacile, Nicola Bacily dhe Mark Basseley Youssef dhe mendohet të jetë një amerikano-egjiptian kopt. Ne.Su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.