BE vazhdon të rrëshqasë në recesion

Ekonomia evropiane vazhdon të bjerë. Në vitin 2013 ekspertët presin një rritje minimale ekonomike, por jo më 1 për qind por vetëm 0,1 për qind. Komisari i BE-së për çështjet ekonomike Olli Rehn, i kumtoi rezultatet e prognozave të vjeshtës në një atmosferë të zymtë në një mbledhje të komisionit të BE-së.
Tha Rehn: "Evropa gjendet në një proces të vështirë makroekonomik, i cili do të zgjasë një periudhë kohe. Edhe nëse disa vendime politike të muajve të fundit kanë krijuar mundësi për rritjen e besimit, prapë nuk ka ardhur koha për tu shtrirë mbi dafina. Evropa duhet të kombinojë konsolidimin e buxheteve me reforma strukturore në mënyrë që të arrijë zhvillim të qendrueshëm dhe të ulë papunësinë".
Shpresat për rritje ekonomike në zonën e euros u korrigjuan nga minus 0,3 për qind në minus 0,4 për qind. Për gjithë Bashkimin Evropian prognozat thonë se rënia ekonomike këtë vit do të jetë 0.3 për qind. Vitin e ardhshëm ekonomia në gjithë BE-në duhet të rritet me 0,4 për qind. Komisioni i BE-së pret një rritje ekonomike të vogël vetëm në fillim të 2014. (A.N.)
Add new comment