Blushi bëhet i gjallë e sulmon Imamin, por shtypi e injoron

Postuar në 08 Nëntor, 2012 04:20

Socialistët kanë kohë që duan të ushtrojnë një kontroll parlamentar në ministrinë e mbrojtjes, dhe kryeministri e ‘ka përmbushur’ këtë kërkesë të opozitës në një mënyrë origjinale: urdhëron deputetët e vet që, në emër të transparencës, ta thërresin ministrin në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare. “Teatër”, e ka quajtur këtë Ben Blushi, që kohët e fundit është bërë i gjallë më shumë si njeri i letrave se sa si njeri i politikës.

“A do t’i jepni mundësi opozitës të kontrollojë veprimtarinë e ministrisë së mbrojtjes? Në rast se ministri i mbrojtjes vjen në këtë komision parlamentar sa herë që doni ju, atëherë kemi të bëjmë me një teatër, ku ju jeni figurantët, ne spektatorët, dhe ministri Imami aktori i vetëm”, tha Blushi dje, duke ju drejtuar anëtarëve demokratë të komisionit të sigurisë.

Duke qenë se flet kaq rrallë, pritej që Blushi të kish vëmendjen e mass-media-s. Por e vetmja gazetë që ka raportuar mbi këtë ndërhyrje të tij ka qenë Panorama. Madje, kjo e fundit e ka vendosur këtë lajm nw njw qoshe gati tw padukshme, në fund të faqes 7, e cila i dedikohej e tëra veprimtarisë së ministrisë së mbrojtjes.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Deni (not verified) on

<p>Na plasi se flet Blushi..mos pomponi njerez kot me kot tani..</p>

Submitted by f d (not verified) on

<p>Shtypi ka rrezik e di qe Blushi vazhdon...&#39;me leje krijuese per pavaresine&#39;. Por...mesa duket sipas ResPublicas duhet te jete ne prag...te skadimit te pages per mospjesmarrje...Ore, sec m&#39;u kujtua, valle sa te ardhura ne muaj bruto marrin keta deputete nga parlamenti, jo vetem pagen por edhe shtesat per komisione, per djeta, per karburante,per telefona, per leje krijuese, per referime,per...glasa?! Kot m&#39;u kujtua...nga veshtiresia e qeverise...per te paguar ish te perndjekurit politike...Mbase shkurtojme dicka ketej e japim andej, per te patur dy pale te kenaqur...Gur gure behet mure kane pas thene dikur...sot nuk e di...</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>U kujtua Blushi te beje opozite!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.