Rod Stewart shpërthen në lotë: Celtic-u i tij mundi Barcelona-n 2-1

Postuar në 08 Nëntor, 2012 11:54

Rod Stewart, kantautori i njohur britanik me origjinë gjysmë skoceze, mund të ketë provuar emocione shumë të forta në jetën e vet artistike. Por mbrëmë është parë të qajë faqe botës. Nuk ishte në skenë, në ndonjë koncert të tijin. Ishte në shkallët e stadiumit Parkhead të Glasgout, ku po luante skuadra e tij e zemrës, Celtic. Kamerat fiksuan këngëtarin e madh të qante si një fëmijë në supin e dikujt aty pranë e të fshinte lotët me një shami xhepi. Celtic fitoi kundër gjigandëve të Barcelona-s. 2-1.

Në fakt, fitorja e Celtic-ut është një ngjarje historike për klubin e futbollit skocez. Pas ndeshjes nuk reshtnin komplimentat për skuadrën e drejtuar nga Neil Lennon. “Ndeshja më e madhe e bërë ndonjëherë në historinë e këtij klubi”, tha Henric Larsson, legjenda e Celtic-ut. Dhe në shkallët e stadiumit nuk ish vetëm Rod Stewart që qante. Ishin të panumërt ata që bënin të njëjtën gjë. S’është shaka, kishin mundur skuadrën më të mirë të botës. Më të mirë në historinë e futbollit, thonë disa.

Re.Pu.

Comments

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

<p>ndeshje e madhe, selltik ishte fantastik, skocezet i treguan botes qe po te luash vertet me zemer mund te mundesh edhe skuadren me te mire te historise se futbollit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.