Europa duhet të jetojë me mjetet e saj - thotë Cameron

Postuar në 08 Nëntor, 2012 09:51

Merkel u takua me Cameron në një darkë pune në Downing Street Nr.10 në Londër përgjatë mbrëmjes të së mërkurës, pas fjalës së mbajtur gjatë ditës në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Negocimi për buxhetin prej 1 trilion eurosh (1.2 trilionë dollarësh) të BE-së ishte prioriteti kryesor për të dy. Zëdhënësi i Doëning Street tha se ata "ranë dakord se përgjigjja, që BE i jep opinionit publik është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kohëra të vështira ekonomike."

Kërcënimi britanik, për t´i vënë veton draftit aktual, ka rritur shqetësimet se vendi mund të largohet nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Kancelarja gjermane Merkel u takua me kryeministrin britanik Cameron për të diskutuar planin e buxhetit të ri të BE. Cameron heziton të miratojë rritjen e fondeve, duke thënë se Europa duhet të jetojë me mjetet e saj” – shkruan Deutsche Welle.

Më herët Cameron e pati përshkruar planin për zgjerimin e buxhetit të BE-së si "qesharak" dhe kërcënoi t´i vinte veton çdo plani, që nuk ishte në interes të vendit të tij gjatë samitit, që do të mbahet në fund të muajit rreth buxhetit. "Ne të dy besojmë se vendet evropiane duhet të jetojnë me mjetet e tyre, siç bën dhe Bashkimi Evropian", tha Cameron. Fotot mes Cameron dhe Merkel kanë qenë një histori më vete për mediat britanike.

 

Shih edhe:

http://www.thesun.co.uk/sol/homepage/news/politics/4633039/a...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.