Dule kundër shitjes së pronave të ushtrisë, por në mënyrën e vet

Edhe kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule i është kundërvënë procesit të shitjes së pronave të ushtrisë. Me mënyrën e vet.
“Nuk mund të trajtohet komuniteti fetar si të gjithë personat juridikë apo fizikë që pretendojnë pronat. Nuk është i njëjti objekt i shenjtë religjioz i së njëjtës vlerë me një metër katror truall apo bahçe. Aq më shumë që në hapësirat që Ministria e Mbrojtjes po privatizon janë dhe hapësira që u përkasin komuniteteve fetare, në formën e manastireve. Aq më tepër që sot është vetë shteti që nxjerr në ankand ish– pronat e komuniteteve fetare, dhunshëm të shtetëzuar nga regjimi komunist ateist”, ka theksuar Dule në Kuvend sipas shtypit të sotëm..
Dule duket gjithashtu i pamësuar me retorikën nacionaliste të shtuar në vend muajt e fundit. “Me këtë opinion duhet të jemi të kujdesshëm se kohët e fundit ka politikanë dhe forca politike që gjithnjë e më shumë ngrenë retorikë pseudonacionaliste” – tha Dule dhe ka kërkuar që të miratohet një ligj specifik për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Re.Pu.
Comments
U njoftua se gjatë votimit

U njoftua se gjatë votimit për hetimin e Arben Imamit, për pak sa nuk votoi dhe Aldo Bumçi. Dhe e ka të drejtë: në vitin 1995 i ka sharë vjehrrin, të ndjerin Safet Zhulali dhe vjehrrën.

Ja një shkrim i botuar në “Investigim”.

1995. Imami, akuza Zhulalit: I lidhur me agjenturat serbe

Nga Gjergj Thanasi

“Imami akuzon Ministrinë e Mbrojtjes se është nën influencën e agjenturave serbe”, ky është një nga titujt e gazetave të datës 3 shkurt 1995. Më 2 shkurt 1995, dy deputetët e Partisë Aleanca Demokratike, të shkëputur nga Partia Demokratike, i ndjeri Perikli Teta dhe Arben Imami, i servirën shtypit një dosje të tërë me dokumente që vërtetonin, sipas tyre, implikimin e Ministrit të Mbrojtjes, në vitet 1992-1997, të të ndjerit Safet Zhulali në kontrabandën e armëve. Imami i deklaroi shtypit se kishte fakte që vërtetonin se Ministria e Mbrojtjes ishte në shërbim të agjenturave serbe. Pikërisht më 1 shkurt 1995, deputetët Teta dhe Imami zhvilluan dy interpelanca me Kryeministrin Aleksandër Meksi dhe Ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali. Sipas deklaratës për shtyp të lexuar nga Arben Imami (me profesion regjisor, duke pasur diksion por dhe duke interpretuar mjeshtërisht si aktor) më 2 shkurt, objekti i interpelancave “ishte problemi i korrupsionit përgjithësisht dhe ai që ka përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes veçanërisht.... “por seanca e djeshme parlamentare u zhvillua në kushtet e dhunës verbale”.

EKSTAZA

Madje, Imami kaloi në ekstazë kur interpretoi, para gazetarëve të pranishëm, tekstin shpotitës kundër paraardhësit dhe gruas së tij, ose vjehrrit dhe vjehrrës së ministrit të sotëm të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Aldo Bumçi: “Nervozizmi i zotit Zhulali u manifestua që në fillim, me hutimin e tij, kur për pesë minuta mbajti në pritje parlamentin pasi nuk gjente dot fjalët e përgjigjes ashtu si një mësues i keq fshati që ngatërron defterët e bulmetit të së shoqes me ditarin e aritmetikës. Ai nuk mundi të kthejë asnjë përgjigje për të justifikuar kontrabandën, të cilën ai drejton, frymëzon dhe ushqen në ministrinë e tij, dhe nuk e fshehu inkriminimin e tij”. Imami e akuzoi Ministrin e Mbrojtjes se “gjatë vitit 1994 hapësira ajrore dhe ajo tokësore e vendit ishte shkelur mbi katër herë. Ç’garanci jep Ministri i Mbrojtjes për mbrojtjen e vendit? Ky ministër po vepron si kambist duke injoruar banka dhe duke bërë tregti me para në dorë. Ky ministër ia ka arritur të ulë çmimin e naftës në ish-Jugosllavi, duke lejuar autobotet greke të shkojnë drejt Malit të Zi”.

KU SHKOI TRITOLI

Deputeti i PAD_it, Arben Imami, sot Ministër i Mbrojtjes, që akuzon opozitën e sotme se nxjerr sekrete ushtarake, më 2 shkurt 1995 u ka vënë në dispozicion gazetarëve dokumente për eksportet ushtarake. Në shtyp është botuar një faksimile Autorizimi, me nr. 3/3 Regj., datë 3 shkurt 1993, që Arben Imami kishte arritur të merrte:

“Autorizohet Uzina Kimike (Reparti Ushtarak Nr. 6959) në Mjekës Elbasan si subjekt ekonomik më vete, me numër llogarie në lekë 373/112 në Bankën e Shtetit në Elbasan dhe me numër llogarie në valutë 678/107/01 në Bankën Tregtare në Tiranë të eksportojë në Kroaci, nëpërmjet firmës “Kastrioti” [Slloveni] materialet e mëposhtme:

1. Trinitrotoluol “TNT” 140 tonë

2. Barut 20 “

3. Mostra eksperimentale baruti 0,297 “

4. Hegzogjen RDX 5 “

Ky autorizim është i vlefshëm deri më 28.2.1993.

MINISTRI I MBROJTJES

SAFET ZHULALI

(Nënshkrimi, vula)”

Sipas deputetit Arben Imami, me informacionin e deriatëhershëm (2 shkurt 1995), “janë bërë rreth tetë ngarkesa me anijen “Vela Luka” në periudhën nga prilli 1992 deri në shkurt 1993 (kujtojmë që është pikërisht kjo anije që u sekuestrua nga flota italiane dhe në bordin e saj u gjendën 100 automatikë “Kallashnikov” me origjinë nga Shqipëria)”. Imami tundte në mënyrë teatrore shkresën e Zhulalit dhe kishte zbuluar se anija nuk kishte shkuar as në Slloveni as në Kroaci, por “ka shkarkuar mallin luftarak në ndonjë nga portet e Malit të Zi e implikuar haptazi në konfliktin në Bosnjë si aleat i Serbisë”.

MOSPADITJA

Megjithëse u shkëmbyen replika të ashpra dhe Teta-Imami tundnin kudo dokumentet e Ministrisë së Mbrojtjes, as Ministri Safet Zhulali dhe as Kryeministri Aleksandër Meksi nuk i kërcënuan me burg dhe as i paditën në prokurori për nxjerrje sekreti shtetëror dhe ushtarak. Më 3 tetor 2012 Ministri aktual i Mbrojtjes, Arben Imami, pasardhës i Ministrit të ndjerë Safet Zhulalit, dorëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal në emër të deputetit Erion Braçe. Motivacioni i këtij kallëzimi është nxjerrja e dokumenteve të klasifikuara sekret shtetëror sipas ligjit përkatës, si dhe disponimi i dokumenteve shtetërore në rrugë të paligjshme. “Zoti Braçe dhe Partia Socialiste duhet të kuptojnë që kontratat ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanive tregtare nuk mund të përfliten nëpër konferenca shtypi apo faqe gazetash”, tha Imami, i cili 17 vjet më parë përfoli nëpër konferenca shtypi apo faqe gazetash kontratat ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanive tregtare.

Add new comment