Gazetar...

E përditshmja DITA thotë në numrin e saj të sotëm se për akuzat e Berishës mbrëmjen e 21 janarit pas vrasjes së 4 protestuesve antiqeveritarë përpara Kryeministrisë, ka patur një raport referues, hartuar nga një person, i cili aktualisht punon si gazetar aktiv.
“Dëshmia në fjalë bën të qartë se ky raportim ka qenë edhe shkak përplasjeje mes Berishës dhe SHISH-it, shoqëruar me kërkesën me shkrim ndaj institucionit në fjalë që raportimi në fjalë të merret urgjentisht në konsideratë. Më pas, përplasja ka vijuar me akuzat që janë treguar të pazotë të provojnë përmbajtjen e këtij raportimi” – thuhet në kryeartikullin e sotëm të DITA-s, shoqëruar me një editorial me titullin e madh “TURP”.
Mbrëmjen e 21 janarit pas vrasjeve dhe terrorit që pasoi në Tiranë, kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp deklaroi ndër të tjera: “Disponohen të dhëna të plota mbi armë të sofistikuara, cadra pistoletë, stilolapsa pistoletë, thika me helm, që do përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushti shteti, të kësaj përpjekjeje të turpshme për të marrrë pushtetin me dhunë. Disponojmë të dhëna se grupe pesëshe u stërviten ditë të tëra për marshimin…dhe se ky puc u financua me të paktën 2 mln dollarë... Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta, familjarëve të viktimave , theksoj se të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë pistoleta të lehta, të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës. Duke theksuar këtë, i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura...”.
Versioni “vrasjet nga afër” megjithë mbështetjen që mori nga një mjek i Spitalit Ushtarak rezultoi gënjeshtër. Ai ra shpejt nga publikimi i pamjeve filmike të vrasjeve e më pas nga hetimi.
Kurse të dhënat e pjesës së parë të deklaratës janë referuar nga një gazetar. Emri i tij është përmendur në këmbimet Qeveri-SHISH dhe mësohet se (për ironi të fatit) është aktualisht i punësuar në një nga mediat që mbajtën qëndrimin më kritik me 21 janarin, por i punësuar atje, disa muaj pas ngjarjeve të tmerrshme të asaj dite” – thotë gazeta. (A.N.)
Ne foto: Familjare te Aleks Nikes, nje nga 4 viktimat e 21 janarit
Comments
Çudi me 2K-në. E ka pasur

Çudi me 2K-në. E ka pasur dikur Zamir Alushin kryeredaktor dhe e hoqi për një skandal seksual me gazetaren përmetare M. Dëbimin e Alushit e beri me ceremoni në sy të të gjithë redaksisë. E merr prape si zëvendëskryeredaktor (domethënë, zëvendës të pronarit-kryeredaktor 2K) dhe Zamiri vazhdon skandalet seksuale me gazetaren mirditore N. <o:p></o:p>

Me sa duket, 2K-në e kanë detyruar të rimarrë Zamir Alushin se nuk ka para të paguajë rroga dhe honorarë (2K-ja u ka grabitur gazetarëve rreth 800 mijë dollarë pagesa). <o:p></o:p>

Tani 2K-ja ka hequr dore nga opozitarizmi. I bën fresk Bashës, Berishës, Imamit & Co.<o:p></o:p>

Add new comment