Terrorizmi i djathtë

Postuar në 09 Nëntor, 2012 11:05

Gruaja në foto quhet Beate Zschäpe. Akuzohet për vrasje terroriste, për plaçkitje dhe hedhje bombash. Shtypi gjerman e ka prezantuar si ekstremiste e djathtë. Beate Zschäpe do të përgjigjet për veprat: krijim i një grupi terrorist dhe bashkëveprim në 10 vrasje, 15 plaçkitje bankash dhe një sulm me mjete eksplozive.

“Këtë vendim e kumtoi Prokurori i Përgjithshëm federal për çështjet e terrorizmit, Harald Range. Zschäpe është personi i vetëm që ka mbijetuar nga grupi terrorist prej tre personash, me emrin "Ilegaliteti nacionalsocialist" (NSU). Dy bashkëpunëtorët e saj kanë bërë vetëvrasje para një viti. Përveç kësaj është nisur edhe një proces gjyqësor kundër katër personave të tjerë, të cilët akuzohen për mbështetjen e terroristëve” – raporton media gjermane.

Para një viti, më 4 nëntor 2011, në Ajzenah u përfshi nga flakët një automjet kampingu, ku u gjetën trupat e djegur të dy personave të cilët më parë kishin bërë vetëvrasje. Ata ishin terroristët e djathtë Uëe Böhnhardt dhe Uëe Mundlos. Më vonë u dorëzua edhe bashkëpuntorja e tyre Beate Zschäpe. Detajet e bëra publike më vonë kanë shokuar Gjermaninë. Me vite të tëra këta tre persona ka vrarë persona me origjinë të huaj në Gjermani, kryesisht turq dhe grekë. Megjithë këto krime ata nuk u zbuluan për më shumë se 10 vite.

Opozita në Gjermani ka akuzuar se policia nuk ka hetuar në skenën e djathtë terroriste, ndonëse ka pasur të dhëna për përzierjen e saj në këto vrasje. Autoritetet pohonin madje se pas këtyre vrasjeve qëndrojnë “të huaj nga qarqe të ndryshme të kriminalitetit”, dyshime që u dëshmuan në fund si krejt të pabaza. (A.N.)

Comments

Submitted by f d (not verified) on

<p>&quot; Obama mori rreth 10 milione vota me pak se ne 2008; gjithse pati rreth 13 milione vota me pak se ne 2008&quot; , keshtu citohet djathtas ne tweet...A mi perktheni ju lutem keto shifra si kuiz ?! Respublica...buuum-booom-beerrrr...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.