Historiani Puto: historiani që zbuloi dokumentin e Durrësit t'ia sillte historianëve, jo Kryeministrit! Esat Toptani nuk rehabilitohet dot!

Postuar në 10 Nëntor, 2012 09:58

Arben Puto ka promovuar dje në Vlorë librin e tij “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha” (Toena) dhe në intervistën e dhënë për Gazetën Shqiptare të ditës së sotme thotë se “mirë bëri” ai historiani që zbuloi dokuemtin e reklamuar si shpallje Pavarësie në Durrës. Por, thotë profesor Puto për gazetaren Fatmira Nikolli, “sjellja e këtij historiani nuk është për t’u përgëzuar. Sepse... ai e dërgoi te Kryeministri në vend që ta sillte te historianët e tjerë për të parë se ç’kuptim ka, ç’domethënie ka e ç’sillte të re ajo letër. Ai ia çoi kryeministrit. Po ç’punë ka kryeministri këtu?”.  Pasi përcaktin se dokumenti i Durrësit nuk ka asgjë të përbashkët me deklaratën e Pavarësisë, Puto shprehet se e gjithë kjo lojë u bë për t’i hequr ose të paktën minimizuar rëndësinë Vlorës.

Në librin e tij, ai sjell dhe një informacion për shpalljen e Pavarësisë në qytete të tjera para Vlorës, ku për atë të Tiranës të shpallur më 26 nëntor citon një njeri nga paria, Refik Toptanin, të ketë thënë: “me hidhërim të madh ju lajmoj se puna e pru me u nda nga vëlleznit tanë turq. Ai që flamur i kuq me gjysmë hënë që ka valuar për 5 shekuj vite do ia lërë vendin atij me shkabën me dy krena.”

Puto ngulmon se Esat Toptani duhet gjykuar “sipas fakteve e jo sipas humoreve”. “nuk rehabilitohet figura e tij. Ai ua dorëzoi çelësat e kalasë së Shkodrës malazezëve dhe ka foto të këtij momenti. Ai ia vuri minën Principatës... Ka qenë njeri i përdorur nga disa shtete të Fuqive të Mëdha.” ne.su.

 

 

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>z.Puto.Nuk eshte vetem faji i qeverise se sotme qe fut percarjen Kombetare.Ajo e ben kete sepse e di qe do gjeje perkrahje ne popull.Kjo eshte e verteta.Shqiptaret urrehen me njeri-tjetrin.Labet sidomos urrehen per jete a vdekje ne Veri te Shqiperise dhe Gegeri.Saliu e di shume mire kete.Dhe nxjerr nga goja,ate c&#39;fare kane deshire te degjojne veshet e Gegeve.Ju Historianet kot mundoheni te mbuloni faktet.Ky eshte nje fakt.Laberia ngjall urrejtje vrastare ne Gegeri.Ata me pare jane te gatshem te vrasin nje Lab sesa nje Serb.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Dhe ky xhonturku i sotëm të tillë mentalitet ka si ai Toptani</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.