Rizgjedhja e Obamës dhe perspektiva e katër viteve të gazetarisë partizane në një SHBA të ndarë thellë

Postuar në 10 Nëntor, 2012 15:19

Pas tetëmbëdhjetë muajsh fushate e transmetimesh pafund onair, elektorati amerikan ka folur. Zgjedhjet në SHBA përfundimisht do të jenë ngjarja më e madhe e vitit 2012 në aspektin e mbulimit të lajmeve, vëren Al Jazeera.

Dhe ka shumë kënde ku media mund të hetojë: Shuma e paparë e parave të shpenzuara për reklamat nga kampet zyrtare, polarizimi gjithnjë e më i madh i peizazhit meidatik në SHBA, i kulmuar me Fox News në të djathtë dhe MSNBC në të majtë; më tej insistimi nga ana e rrjeteve televizivë dhe ekspertëve që ata punësojnë se, pavarësisht se sondazh pas sondazhi tregohej qartë se Presidenti në detyrë ishte përpara, ata e trajtuan si një garë kokë më kokë, e pamundur për të ndarë fituesin. Asnjëherë faktet ose të dhënat e sondazheve, nuk u lejuan të prishnin një histori të mirë që mund të bëhej lajm.

Por kriza e mediave vazhdon dhe nëpër botë: Kina ndalon qasjen në New York Times, pasi ajo botoi një hetim të pasurisë së Kryeministrit kinez Wen Jiabao, një sërë mesazhesh të reja mes kryeministrit britanik David Cameron dhe ish CEO-s së Newscorp, Rebekah Brooks, hedh dritë mbi një marrëdhënie të ngushtë mes tyre. Në Rusi hyn në fuqi një ligj që ndalon faqet e internetit që konsiderohen të dëmshme për fëmijët, por kritikët e qeverisë Putin thonë se ligji është projektuar për të kufizuar median online, dhe një gazetar i Sudanit është rrëmbyer nga shërbimi i sigurisë së Qeverisë së Sudanit.

Këtë javë, mijëra dolën në rrugët e Buenos Airesit për të protestuar, ndër të tjera, reformën e Presidentes Cristina Kirchner për ligjet e medias që kanë si qëllim të thyejnë grupin mediatik kryesor të vendit, Clarin. Kritikët e kanë portretizuar presidenten si një despote të uritur për pushtet dhe arkitekte të një aparati mediatik me prirje Orwelliane. Përkrahësit thonë se Cristina Kirchner është duke bërë atë që bëjnë qeveritë anembanë globit (cilat syresh?) – për të moderuar fuqinë e kompanive të medias. Çudia është se kjo luftë për pushtet nga të dy anët, në Argjentinë bëhet në emër të demokracisë!

Marrë nga Al Jazeera

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.