Shqetësime edhe nga Tirana për akuzat ndaj UÇK-së
Media të ndryshme në Kosovë janë hedhur sot në një sulm gati frontal dhe moralizues ndaj Dimal Bashës, kreu i ri i Kuvendit. Ato kanë sjellë në vëmendje një studim të Bashës të vitit 2012 ku ai në cilësinë e kërkuesit në fushën e të drejtës ndër të tjera supozon një lidhje të UÇK-së me krimin dhe trafikun e drogës.
Kaq ka mjaftuar që apostujt e Luftës së Shenjtë të vitit 1999 të vënë kujën se Basha është Skandali dhe Albin Kurti, Zarari. Mirëpo pa u shtyrë shumë në diskutime ka dy aspekte:
- Basha u votua edhe nga PDK-ja që derivon nga UÇK-ja.
- Askush prej këtyre që flasin sot nuk është në gjendje të hedhë poshtë pretendimin e ngritur nga Basha, qoftë edhe për segmente të caktuara të UÇK-së.
Në media opozitare me Albin Kurtin merret për të madhe dhe serioze dorëheqja e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për arsye morale. Kjo patjetër që ka vlerën e vërtetë, por në rrugën e pushtetit të çdo force është fiziologjike se pushteti dhe mbajtja e tij bëhet parim funksional përkundër idealeve.
Idealet siç paraqiten këtu është mirë të kanalizohen dhe institucionalizohen në diskurs ideologjik, pasi pushteti dhe qeverisja nuk mund të bazohet mbi shokë të mirë vetëm.
Ironikja në të gjithë këtë zhurmë është se shkrim ka rrjedhur edhe në media të Tiranës që nuk dihet pse janë kundër qeverisë në Kosovë në një formë patologjike. Të flasësh me indinjatë se Dimal Basha ka akuzuar UÇK-në për lidhje me trafikun nga Tirana, ku sundon një Parlament i dalë nga garancia e krimit të organizuar, ku qepen ligje të dedikuara për individë të caktuar dhe ku korrupsioni është aspirina ekonomike, është qesharake.
Të indinjohesh nga Tirana për Dimal Bashën, kur në krye të Parlamentit është Elisa Spiropali, e lakuar dhe përfolur në dogana për miliona euro, ku gazetarë që përpunojnë opinionin janë me pasuri të krahsueshme me pronarët, është më shumë se palçollëkut. Sigurisht që kriza e Kosovës e tkurri shumë figurën e Albin Kurtit. Figurën publike të tij. Zgjidhja që ai bëri është pak dinjitoze. Por kritika dhe sulmi është bie edhe më poshtë, pasi duam nuk duam, çdo konflikt ka anë të errëta të tij. Aq më tepër kur Kosova ka miratuar edhe një Gjykatë Speciale që po gjykon.
s.zaimi
Add new comment