Amnistia? E bërë për të shpëtuar njerëzit e Gërdecit, hajdutët e ish-zyrtarët...

Postuar në 11 Nëntor, 2012 04:06

Në një reportazh nga Burgu i Shën Kollit, Ben Andoni sjell tek numri i fundit i revistës ‘Java’ raportin e të burgosurve me Amnistinë e pritshme të datës 29 nëntor. Një Amnisti që është vetëm për hajdutët dhe ish-zyrtarët,siç thonë me mllef të burgosurit. Kjo Amnisti mban “erë” duke parë se është ndërtuar e tillë që të shpëtojnë me këtë ligj njerëzit e Gërdecit dhe të tjerë syresh si ata...

Shteti, përshkruan Andoni, humbet nga moszbatimi i nxjerrjes me kusht për sjellje të mirë dhe nga mbajtja e tyre në burg. Mosrespektimi i kushtit, mesa duket kërkon ta “ngjyesh” me gjykatësit.

“Pas hekurave, sot përballesh me njerëz krejt të tjerë, shumë syresh vërtet të rehabilituar. Vetëm se njësoj si personazhi i Morgan Freeman tek Shawshank Redemption, kërkesa e kushtit u refuzohet pafundësisht... Nga ato pak orë me të burgosurit, kuptoj shumë më qartë sesi dalin paratë që gjyqtarët shqiptarë i paraqesin në deklaratat e pasurisë sikur u vijnë dhurata të ndryshme nga të afërmit??!!” shkruan Ben Andoni. K.C.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.