Është Shqipëria e zezë, apo shtypi e bën të zezë siç thotë KM?

Postuar në 11 Nëntor, 2012 05:15

Deklarata e Kryeministrit që nuk i pëlqen fakti sesi trajtohet kronika e zezë në media, ka zënë hapësirë tek Shqiptarja.com e ditës së sotme e cila ka marrë opinionet e disa kryeredaktorëve/drejtorëve të shtypit.

Tha Kryeministri: “...Shqipëria e gazetave është Shqipëria e kronikës së zezë. Si një mik me respekt absolut për shtypin, ndiej një keqardhje shumë të thellë, kur seria e tërë e gazetave të vendit tim, gazeta serioze, gazeta me redaktor, kryeredaktor, drejtora serioz profesionist, hapen me gërma kapitale me kronikën e zezë dhe kjo është një sëmundje. Nëqoftëse mendohet se dëmtohet qeveria me këtë, absolutisht jo. Jua them unë atyre, ndonjë udhëhiqet nga kjo se dëmtohet qeveria i them trashi dy herë më shumë gërmat, dëmtohet shtypi, përkundrazi...”

Kundërpërgjigjet e gazetarëve:

Alfred Peza (Drejtor Informacioni në Vizion Plus): Deklarata e KM tregon se ai është i shqetësuar në dy linja kryesore: E para se ai nuk e kontrollon gjithë median shqiptare dhe nëpërmjet saj linjën e tij politike në opinionin publik... E dyta, Berisha si çdo KM i një vendi me demokraci të pakonsoliduar kërkon ta përdorë median si një mjet për të krijuar një realitet virtual, gjë që me sa duket nuk ia ka arritur.

Arben Rrozhani: (Kryeredaktor Shqiptarja.com) ...Shqiptarja.com nuk shquhet për pasionin e saj ndaj kronikës së zezë, edhe pse suksesin me këtë zhanër, e kanë gazetat që janë afër qeverisë. Shqipëria ta shpif, është e zezë, dhe kronika po ashtu do të jetë, ndryshe nuk do themi të vërtetën...

Aleksandër Çipa: (Drejtues i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë): ...Gazetarët dallimin mes të mirës e të keqes e marrin si dijeni qysh në zanafillë të profesionit. Është e tepërt të pretendosh ta fitojnë atë dallim nga një konferencë shtypi e KM...

Arjon Sulo: (Kryeredaktor MAPO): Nuk e mohoj që shtypi ka problemet e veta, por mendoj se këto probleme, që nuk vijnë të tëra për shkak të tij, duhet të shtrohen për diskutim dhe zgjidhje nga vetë drejtuesit e shtypit dhe gazetarët dhe jo nga KM.

K.C.

Comments

Submitted by mergim tari (not verified) on

Shqiperia nuk eshte e zeze dhe as shtypi nuk e ben te zi.

Mbi Shqiperine, mbi jetet tona, mbi varret e deshmoreve te Luftes Antifashiste N-C, qendron nje NJERI i ZI.

Kjo e ka bere Shqiperine te marre pamje te erret, ku mbizoteron ngjyra e epshit te shpirtit te ketij njeriu te zi, ngjyra e vete vdekjes.

Ne 2005 kam bere nje shkrim per kete mizor e lidhje me 29 nentorin, kur donte ta fshinte nga historia.

Po sjell paragrafet e fundit te atij shkirimi....

Unë nuk e kam përmendur emrin tënd doktor ne kete shkrim . Kjo jo vetëm se
nuk ma lejon edukata e nuk ma nxë goja, por sepse ti nuk duhet të përmendesh.
Ndryshe nga 29 Nëntori, si ditë e shndërritshme për Shqipërinë, emri yt
duhet të të harrohet.

Ti doktor nuk duhet të përmendesh me emër. Ti duhet të mbetesh thjesht një
fantazëm që ju shtua historisë së fatkeqësive dhe vuajtjeve të kombit tonë.
Sa më shpejt të harrohesh, aq më shpejt do të mbyllen plagët në zemrat e
Shqiptarëve dhe aq më shpejt do të përparojë Shqipëria ashtu sic e donin ata
të 29 Nëntorit.

Për të gjithë do të jetë më mirë që Ti të harrohesh sa më shpejt.
Eshtë më mirë të përmendesh si DOKTOR WHO dhe të të harrohet
emri, sesa të rrish mbi kokat e Shqiptarëve, mbi kombin tonë, historinë
tonë, mbi varret e heronjve të 29 Nëntorit, si hije dhe njollë e zezë
me titullin famëkeq DOKTOR FRANKENSHTAJNI SHQIPTAR.

Mërgim Tari

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.