Një foto e barabartë me 1000 fjalë: fotoja më popullore në rrjetet sociale

Postuar në 10 Nëntor, 2012 11:13

Mediat janë hedhur në kërkim të autorit që ka bërë foton më sipër. Kjo është fotoja më popullore e të gjitha kohërave në rrjetet sociale, e përcjellë në twitter natën e 6-7 nëntorit kur Barak Obama njoftoi rizgjedhjen e tij për presidencën e Shteteve të Bashkuara. Janë marrë dhe foto të tjera të këtij momenti, por asnjëra nuk ka kapur emocionin e kësaj fotoje.

Fotoja, deri më 7 nëntor pasdite, ka qenë “retweeted” gati 711.000 herë në Twitter, ka marrë më shumë se 3.5 milion "like" në FB.

Fotoja është publikuar nga stafi i Obamës kur njoftuan shkurt fitoren në twitter. Mesazhi "katër vjet më shumë", u shoqërua me këtë foto ku Obama mbështjell në një përqafim të butë Michellën. Fotoja është bërë më 15 gusht 2012 në Dubuque, Iowa para një fjalim nga Presidenti-kandidat gjatë një vizite në atë Shtet kyç për votën.

Sipas faqeve të specializuara BuzzFeed dhe Gizmodo, foto në Twitter mundi rekordin e mbajtur më parë nga këngëtari Bieber Justin me një mesazh në twitter të dërguar në shtator 2012. Media e kërkoi me ngulm autorin, dhe pas disa orë pasigurie, ekipi i fushatës së zotit Obama ka deklaruar së fundi se autori i fotos është Scout Tufankjian, i cili punon për agjensinë Polar Star Images, sipas faqes së internetit të fotografit.

Specialistët modës në internet dyndën në foto për të gjetur burimin e veshjes së Michellës. Ata gjetën se ajo ishte shitur nga një dyqan online rrobash Asos për 87,95 dollarë...

Ne.Su.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Bravo Obama! Meriton vertete respektin e çdo njeriu te ndershem ne bote. Turp per politikanet tane, duke filluar dhe qendruar te e djathta. Turp per kryeministrin tone i cili e ka harruar nga vjen dhe i sherben çdo dite elites hajdute, ndersa fukarane e ka harruar.</p>

Submitted by RP (not verified) on

<p>S&#39;guxon dot robi te përqafojë gruan se i bëjnë &#39;&#39;like&#39;&#39;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.