E përjavshmja italiane "Visto" i kërkon falje balerinit Klajdi Selimi për titullin abuziv

Postuar në 10 Nëntor, 2012 09:13

"Unë jam i vetmi shqiptar i grabitur nga italianët" është titulli i intervistës që ish-balerini shqiptar i programit "Amici" Klajdi Selimi pati lëshuar për të përjavshmen "Visto" një javë më parë, ku ai tregoi historinë se si e kishte grabitur ish-e dashura italiane. Ky titull u protestua pranë gazetës nga shumë lexues si "i padrejtë dhe diskriminues", aq sa e detyroi drejtorin Franco Bonera, të dilte e të kërkonte falje, siç raporton albanianews.it. Qëllimi i titullit të vendosur nga redaksia ishte të joshte shikuesit duke “bërë lajm” prej një titulli ‘shokues’ por shqetësimi jo vetëm i lexuesve me origjinë shqiptare por dhe i atyre italianë e detyroi të dalë e të kërkojë ndjesë. Kjo lloj metode e të bërit ‘gazetari’ ku luhet me titujt duke dëmtuar të intervfistuarin ose deformuar intervistën, është modë e përhapur dhe në Shqipëri, kurse kërkesa e faljes (mjafton t’i referohesh rastit M. Nano-M. Kazhani)  është një modë që për fat të keq nuk do ta njohë njeri. Arsyeja? Asnjë gazetë nuk 'ushqehet' prej lexuesve po prej dashamirësisë së individëve/pronarëve që derdhin paratë. K.Cukali

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.