Avokati i Popullit përkrah shqetësimin e LGBT: në librat e Mjekësisë homoseksualiteti konsiderohet perversion seksual

Postuar në 10 Nëntor, 2012 11:23

Pas protestës së një grupi LGBT, çështja është marrë e përcjellë dhe nga institucioni i Avokatit të Popullit. Në një prononcim për mediat zëdhënësja e këtij institucioni ka tërhequr vëmendjen ndaj teksteve shkollore, kryesisht në fakultetin e drejtësisë, pasi sipas saj përmbajnë terminologji jo shkencore dhe diskriminuese ndaj këtij komuniteti. Vetë aktivistë të kësaj lëvizjeje kishin reklamuar se në botimin e Mjekësisë Ligjore është përdorur fraza “homoseksualiteti është perversion seksual”, siç raporton Shqip.

Duke kujtuar se respektimi i të drejtave të njeriut është dhe një nga 12 prioritetet e BE për anëtarësimin në familjen europiane, Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet respektimin e kuadrit ligjor kundër diskriminimit, njofton sajti online i gazetës Dita. Ndërkaq Avokati i Popullit tha gjithashtu se të henën do tu paraqesë një rekomandim të posaçëm MASH dhe rektorëve të Universiteteve publike dhe private për rregullimin e kurrikulave dhe do të jetë në monitorim të mëtejshëm për zbatueshmërinë e rekomandimit në vijim. Ne.Su.

Comments

Submitted by driloni (not verified) on

<p>&nbsp;</p><h1 property="dc:title">Avokati i LGBT, JO i&nbsp;Popullit!!!</h1>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.