Harxhuam gati 50 vjet duke u falur, nderuar e blatuar mirënjohje idhujve të rremë… (e thotë Topalli)

Emrat e 40 firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë së shtetit shqiptar janë gdhendur dhe shkruar me ar në pllakën e nderimit me rastin e 100-vjetorit, - raporton e përditshmja Panorama. Sipas kësaj gazete, në mjediset e Kuvendit është inauguruar dje pllaka me emrat e baballarëve të kombit, të cilët sipas Jozefina Topallit u arrestuan dhe u zhdukën nga historia prej regjimit komunist.
Shkruan e përditshmja në fjalë: "… Gjatë ceremonisë së organizuar dje në ambientet e Byrosë së Kuvendit, kryetarja Topalli theksoi se “Këta janë emra, në rastin më të mirë të harruar, ndërsa ende sot asnjë libër historie nuk e ka të plotë listën e baballarëve të kombit. Harxhuam gati 50 vjet duke u falur, nderuar e blatuar mirënjohje idhujve të rremë. Ka ndodhur që gjatë kësaj historie ka pasur njerëz të cilët më shumë silleshin si tregtarë flamujsh dhe këta ndoshta nuk mungojnë dhe sot. Ka pasur të tjerë, të cilët ishin matrapazë të ndjesive kombëtare. Edhe sot sigurisht të tillë nuk mungojnë. Ndaj dhe ne duhet të nderojmë të vërtetën e historisë sonë dhe ky është akti më i ndritur, më sublim, i atyre burrave që e deshën në mënyrë të pakushtëzuar këtë vend”. – A.N.
Comments
Jane 50 + 20 = 70 vjet !
<p>Jane 50 + 20 = 70 vjet !</p>
Zoti Duka e përkryer nuk
<p>Zoti Duka e përkryer nuk është çudi i përket se kjo zonjushë është pinjolle e epopesë së Ballit Kombëtarë</p>
Po aman o Duka, cu bere, na
<p>Po aman o Duka, cu bere, na mori malli. Na i sillni ato poezite e Dukes!</p>
Add new comment