Forbes e nxjerr Shqipërinë në vendin e 74 në 141 vende të përshtatshme për biznes

Shqipëria është renditur në vendin e 74 në një listë prej 141 vendeve që janë të përshtatshme për të ngritur një biznes. Sipas renditjes të bërë nga revista financiare amerikane “Forbes”, po të bësh një krahasim me vendet e rajonit, para Shqipërisë janë vende si Greqia që pavarësisht se ka 5 vite në recesion është në vendin e 68, Rumania në vendin e 60 më pas vijnë Bullgaria, Kroacia, Hungaria dhe në vendin e 37 është Maqedonia, ndërsa pas kemi lënë vetëm Serbinë.
Në analizën që Forbes për Shqipërinë thekson se qeveria ka bërë një punë të vështirë për kalimin në një ekonomi të hapur. Sektori i bujqësisë, e cila është përgjegjëse për pothuajse gjysmën e vendeve të punës është i kufizuar kryesisht në ferma të vogla familjare për shkak të mungesës së pajisjeve moderne, paqartësitë tek të drejtat e pronësisë , - thotë Forbes dhe shton se mungesa e energjisë për shkak rrjetit të amortizuar ka bërë që të largohen investitorët e huaj.
Në këtë studim cilësohet gjithashtu se vendi ynë do të vazhdojnë të përballet me sfida nga rritja e borxhit publik, i cili është në kufirin e saj prej 60% të GDP-së. Re.Pu.
Comments
Kush eshte Forbes?! C'eshte
<p>Kush eshte Forbes?! C'eshte kjo analize qe ne fund te article na behet studim?!...Jepini te gjithe me te gjitha menyrat e ventilatoret per te hardallosur kete milet te trullosur...Jepini se do ja shikoni hairin!...Kurre mos u grindni me nje te marre, se dynjaja mund te mos e marre vesh diferencen mes te dyve...Kujdes!!!</p>
Add new comment