Balla: Jahjaga, merr leje te Hasan Prishtina, Avni Rustemi apo Bajram Curri para se të vish të nderosh mauzoleun e Zogut

Që Presidentja e Kosovës vjen të nderojë një ish-mbret, e për më tepër që në aq vite mbretërim nuk pati asnjë lidhje me Kosovën, kjo edhe mund të kalojë si pa rëndësi.
Por, siç lajmërojnë të tërë mediat e sotme, Taulant Balla, i ka vënë përballë Presidentes kosovare një fakt tjetër, atë që Zogu eleminoi patriotët shqiptarë.
Në një letër të hapur Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke i shkruar si qytetar e jo si politikan, ai i kërkon që kjo e fundit, para se të arrijë në Tiranë për të nderuar ngritjen e mauzoleut të Ahmet Zogut, të bëjë edhe disa ndalesa, siç thotë ai, “për të marrë leje nga Hasan Prishtina, Bajram Curri apo Avni Rustemi”.
Letra e plotë (marrë nga “Zëri”):
“E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga,
Po të drejtohem ty, sepse për Presidentin e Shqipërisë, nuk dua të harxhoj as frymën dhe as mendimet.
Nesër, siç është njoftuar, Ju do të jeni në Tiranë për të nderuar ngritjen e mauzoleut të Ahmet Zogut dhe të zogollëve të tjerë.
Sigurisht kjo është zgjedhja Juaj personale. Por përpara se të bësh një gjë të tillë unë, si një qytetar i thjeshtë shqiptar, jo si politikan, as si deputet, unë sot dua të të sugjeroj që si një Presidente e një republike shqiptare, si një kryetare shteti, përpara se të përulesh para Ahmet Zogut, duhet t’i kërkosh leje Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Avni Rustemit apo edhe priftit Gjon Gazulli.
Që të jem më i qartë, duhet të sqarosh pozicionin Tënd zonja Presidente e Republikës së Kosovës mbi jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Avni Rustemit.
Meqenëse të gjithë shqiptarët i njohin të tre këta kalorës të shqiptarizmit, më lejoni t’ju informoj se i katërti prifti Gjon Gazulli është edhe ai një emër i nderuar, që vinte nga një familje patriote mirditore, por që zogistët e varën në litar.
Pak ditë më parë Universiteti i Prishtinës mori emrin e Hasan Prishtinës, duhet t’ju sqarosh studentëve dhe profesorëve të Prishtinës pozicionin tënd për Hasan Prishtinën përpara se të jesh nesër në Tiranë.
Në vend që të nderonit nesër maozoleun, mund të ndiznit një qiri në shpellën e Dragobisë për të nderuar trimin e maleve Bajram Curri. Përpara se të shkosh nesër te maozoleu, kalo te busti i Avni Rustemit, të cilin kosovarët e duan dhe e kanë respektuar për dekada me radhë.
Së fundmi e nderuar zonja Presidente, shpresoj ta mirëkuptoni këtë letër të hapur. Mos ngatërroni respektin ndaj homologut Tuaj të Shqipërisë, me respektin që duhet të keni për shqiptarët e vërtetë”
k.c.
Comments
Presidentet dhe kryeministrat

Presidentet dhe kryeministrat e Shqiperise nuk kane as veshe dhe as sy. Per me keq me dashje, me qellim te mbajtjes sa me gjate te pushtetit prej tyre, shtremberojne historine. Veprimet e tyre do ti denoje historia!

Gjithnje krejt shqiptaret si

Gjithnje krejt shqiptaret si ju duhet te shohin e te mendojne ?! pushoni njehere per nje ceshtje. Juve duhet t'u vizitoje?

Shume reagim i kote. Ahmet Zogu beri institucionet e Shqiprise. Keta tjeret nuk eshte e sigurte se ne cfare fronte luftonin, kunder kujt, per cfare dhe se cfare shteti do te benin (pos ndonje tentative e kote atentatesh te deshtuara ndaj Zogut dhe inati qe nuk i la kurre te qetsohen me humbjen). Zogu vrau "ndoshta" ndonjerin nga njerzit me te mire te kombit, por nuk vrau kaq shume ne numra intelektual e krere kombetar si ish partia trashegimi e se ciles jeni ju.
Nese ndonjehere i lexon keto rreshta, kjo eshte njera ane e fakteve, mbase ti ke zgjedhe te kapesh per fakte te njeanshme. Mos u refero te kosovaret shume, se edhe nga ta varet se cilat libra i mesuan neper shkolla edhe nga cila dore u shkruan ato libra.

Si mund të pretendosh që një

Si mund të pretendosh që një të vetë shpallur mbret me bajonetat e sllavëve të thuhet se konsolidoj një shtet dhe të thuhet për një anadollak ku të gjitha sa bëri ishte vetëm një tregti e majme në favor të xhepit të tijë dhe sa për konsolidimin e shtetit duhet i thuret lavdi princ Vidit i cili dërgojë në Vjnë shumë të rinjë për të studjuar dhe është një turpë që presidentja e Prishtinës mori pjesë se ky mbretë i famshëm i dha një pjesë të vendit Savëve që ta njifnin për mbret ë një turp i madh

Add new comment