Nuk ka rëndësi data, bisedimet e Nishanit për kryeprokurorin, hap i mençur (e thotë Wolfarth)

Pyetje: Cili është mendimi juaj lidhur me debatin e fundit për zgjedhjen e prokurorit të ri të përgjithshëm? A është e vlefshme të zgjidhet në nëntor apo në maj, pasi dy partitë e mëdha politike janë të ndara për këtë çështje?
Ambasadori Wollfarth: “Më e rëndësishme se data është cilësia e kandidatëve. Është shumë e dobishme që këto ditë, këto javë, të përdoren për të gjetur kandidatë të mirë dhe mendoj se nisja e bisedimeve është një hap i mençur.”
Pyetje: Në fakt, partitë politike janë ndarë për sa i përket afatit kur mbaron afati i kryeprokurores dhe jo për cilësitë e kandidatit të ri. Debate politik aktualisht është vetëm për datën kur përfundon mandati, në nëntor apo vitin tjetër.
Ambasadori Wollfarth: “Shumë shpesh, vlerësimet ligjore çojnë në lexime të ndryshme. Mendoj se ka argumente shumë të mira për majin, por ka edhe argumente të mira për nëntorin. Kjo nuk është diçka specifike shqiptare; leximet e ndryshme ekzistojnë edhe në vende të tjera. Më e rëndësishme është të gjenden kandidatë të mirë, përmes dialogut. Dialogu është i hapur dhe unë e përgëzoj shumë këtë fakt. Prokurori i Përgjithshëm është një post kyç në çdo shtet me demokraci funksionale. Prandaj, është mirë që procesi po fillon tani për të identifikuar kandidatët e mirë dhe, me shpresë, për të arritur një rezultat të mirë. Kam besim se kjo do të arrihet.”
Pyetje: Kur thoni i përshtatshëm, do të thotë të jetë konsensual?
Ambasadori Wollfarth: “Idealisht, po, me konsensus.”
Teksti i mësipërm është dërguar në media nga zyra e OSBE-së në Tiranë sot pasdite. A.N.
Comments
Na rrofte pavaresia ne! Qe
Na rrofte pavaresia ne! Qe duhet te degjojme gjithe azilet e botes.
Eshte treguar i mençur

Eshte treguar i mençur Berisha:

1. Korruptoi politikanet qe t'i kete nen sqetull.

2. Bleu të derguarit e Evropes kurve.

3. Shperndau arme ne 1997-en.

4. Emeroi gjithe kriminelet e krahines se tij e te Shqiperise ne postet shtypese/kyçe, qe edhe me arme ta mbajne ne pushtet. E provuam me 21 janar..

Tani ai tallet me popullin.

Hajde e hiqe zgjeben kur merr gjithe trupin!

Add new comment