Shënim: Pse Berisha kërkon ndërrimin e emrit të Sheshit Avni Rustemi

Avni Rustemi është regjistruar në kujtesën historike të shqiptarëve si njeriu që vrau Esat Toptanin në Paris, në kohën kur ky i fundit po mundohej të minonte delegacionin e dërguar nga Kongresi i Lushnjës për të mbrojtur tërësinë tokësore të Shqipërisë në Konferencën e Versajës, dhe si njeriu që u vra nga njerëz të paguar nga Ahmet Zogu, vrasje që shërbeu si shkëndijë për kryengritjen që solli në fuqi qeverinë e Fan Nolit.
Njerzit e Berishës në Këshillin Bashkiak të Tiranës po mundohen të inxhinierojnë një vendim për ndërrimin e emrit të Sheshit Avni Rustemi në Sheshin Çamëria, shesh që, për ironi historike, lidh rrugët Luigj Guarakuqi dhe Hoxha Tahsin. Në pamje të parë, ky ndërrim duket se ka të bëjë me revizionimin e figurave si Esat Toptani e Ahmet Zogu, që ka ndërrmarrë së fundi Berisha. Por një vështrim më i kujdesshëm i kësaj ngjarje na çon tek afrimi i kohëve të fundit mes LSI-së dhe PDIU-së, të cilat kanë lënë të kuptohet se mund të futen në zgjedhje si koalicion më vete nga PD-ja.
Duke hedhur në votim ndërrimin e emrit të Sheshit Avni Rustemi në Sheshin Çamëria, Berisha synon të përçajë PDIU-në me LSI-në, e cila duke u hequr si parti e majtë, do duhet të mbrojë emrin e Avni Rustemit. Dhe në fakt, Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, ka reaguar kundër këtij ndryshimi duke thënë se LSI e vlerëson figurën e Avni Rustemit dhe se kurrsesi nuk mund të bëhet zëvendësim emri. “Ai shesh është larë me gjakun e Avni Rustemit dhe nuk mund të ketë emër tjetër,” ka deklaruar Vasili.
E.Zaloshnja
Comments
Je ne rregull

Je ne rregull Z.Zaloshnja.Makinacioet e Barabrit kane vetem qellim elektoral.Asnje qellim tjeter.

Pse valle duhet ti bejme

Pse valle duhet ti bejme jehone ketyre idiotesive meskine te berishes-metes -cemeve.

Ceshtja duhet pare dhe mbrojtur ne sensin historik, principial e moral - Pamvaresisht sesi mund te ndihet dikush ne pushtet sot per nje figure historike apo tjetren, kjo nuk u jep atyre te drejten te vene apo te heqin emra rrugesh, shkollash apo deformojne historine e vendit sipas idiotesive apo bindjeve te tyre dallkauke. Opozita duhet ta beje te qarte qe nuk do te behet pjese e ketyre makinacioneve feudale e bajraktare dhe si me te ardhur ne pushtet do te riktheje te drejten historike dhe emrat e institucioneve/rrugeve sic kane qene 8 vjete me pare - KAQ. nuk ka nevoje per komente te tjera.

Duke ju bere komente me teprice kodoshlleqeve mesjetare te Bishes vecse i rritet oreksi ketij te fundit (dhe funderrinave qe i shkojne pas si(Meta/nano/Camet etc) per te vazhduar ne marrezine e tij shkaterrimtare. Sic nga ana tjeter kjo dekurajon edhe publikun e gjere qe te kete besim tek vota e tyre dhe mundesia, shanci per ndryshim.

Sa me shume te merresh me plehrat aq me shume behesh si ato. shumica e Shqiptareve kane nevoje per drite dhe shprese se gjeja me e mire e demokracise (edhe kur ajo deformohet nga primitive gjaksor) eshte se cdo 4 vjete te gjitheve u jepet mundesia te ndryshoje realittin e tyre politik. dhe nese bandat e bishes do te vjedhin e blejne vota - kjo duhet ti bej shumicen e shqiptareve me te determinuar qe te dalin ne mase per te fituar ndaj te keqes, varferise dhe obskurantizmit. ky inkurajim duhet te vinte se pari nga Rama dhe opozita e squllet qe kemi, dhe kur ata nuk jane ne gjendje ta bejne atehere i del detyre shtypit dhe medias perparimtare dhe cdo individi (qofte edhe ne keto forume) qe ta bejne kete.

Ceshtja nuk shtrohet sa i ngjashem eshte rama me bishen apo sa i paafte eshte rama ne krahasim me te tjere - kushdo qe do te vije pas ketij harbuti primitiv (edhe pa bere asgje) do ta cliroje perfundimisht vendin nga vargonjte e injorances dhe meskinitetit te frikshem dhe kafsherise mesjetare qe perfaqeson klani i Berishes - Ceshtja eshte sa me pare ta heqim qafe kete MASKARA te urryer. Me pas te gjithe ne mund ti lejojme vetes te merremi me Ramen (apo kedo tjeter fitues) per aftesite e tyre qeverisese dhe prirjet e tyre "doktatoriale" per te mos lejuar krijimin e nje monstre te re.

Perdor cdo lloj mjeti (edhe

Perdor cdo lloj mjeti (edhe duke nderuar vrases dhe tradhtare si Zogu) per te mbajtur pushtetin. Si nuk doli dikush i afte ne 22 vite ta ndaloje kete njeri?

Add new comment