Arkiv-Lajme
Çfarë mund t’i mësojë Shqipërisë Egjipti?
Sheshi Tahrir ndizet përsëri. Duket se ndriçimi kur vjen, vështirë se zhduket dot. Pasi zhdukën një diktaturë që vazhdonte me dekada, të rinjtë egjiptianë janë prapë në shesh. Edhe pa qenë në qendër të vëmendjes së mediave - media globale ndjek dhe interesat politike globale - ata janë ngritur përsëri në protesta. Protestat e tyre, njofton The Independent, erdhën pasi presidenti Mohamed Morsi ka grumbulluar shumë pushtet në duart e tij.
Sollaku: Nishani nuk e ka ende emrin e Kryeprokurorit të ri, nuk do kenë rënë akoma në një mendje
Ish-prokurori i përgjtihshëm Theodhori Sollaku në një intervistë për Jakin Marenën te Shqiptarja.com, ka deklaruar se po shkelet kushtetuta me shkarkimin e Kryeprokurores së Përgjithshme Ina Rama. Vetë sollaku ëshët shkarkuar nga kjo maxhorancë qeverisëse kohë më parë. “Është mëse e qartë se norma juridike nuk ka fuqi prapavepruese me përjashtim të rasteve kur ligji apo Kushtetuta në mënyrë të shprehur e theksojnë fuqinë prapavepruese” thotë Sollaku.
Në takim me Gruevskin, Berisha “me duar në xhepa”
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i ka kërkuar dje Tiranës zyrtare të mbajë qëndrim të ashpër ndaj deklaratave të ambasadorit shqiptar në Shkup, Arben Çejku, sipas Gazetës Shqiptare. Bëhet fjalë për një intervistë të 4 tetorit të vitit të kaluar, po te "Gazeta Shqiptare", ku ambasadori Çejku ngrinte shqetësimin se "në institucionet që hartojnë tekstet shkollore në Maqedoni ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste" të cilat, sipas tij, “vijojnë të fyejnë historinë e kombit shqiptar”.
Historinë, si gjithmonë, na e “shkruajnë” më mirë të huajt
Është hapur mbrëmë edicioni i 10 i TIFF (Tirana International Film Festival), me një film dokumentar për anijen ‘Vlora’, që më 1991 20 mijë shqiptarë që e pushtuan në portin e Durrësit, dhe detyruan komandantin ta niste drejt Italisë. Rrëfimi, sjell për herë të parë në mënyrë tronditëse dhe të përmbledhur dramën e madhe të atyre 20 mijë njerëzve që u nisën në kushte të paimagjinueshme të kalonin detin me një anije që ende nuk kish shkarkuar sheqerin e sjellë nga Kuba.
Një lexim i intervistës së “pokeristit” Meta dhënë A.Pezës
Mimika dhe fjalët e Ilir Metës në intervistën dhënë sonte Alfred Pezës në emisionin e tij Debat në Vizion Plus mund të zilepsin çdo pokerist në botë. Pothuaj pas çdo pyetje të Pezës, Meta dha përgjigje të shoqëruara me një mimikë të ndryshme sipas pyetjes, që mund të merrej edhe si bast edhe si blof.
Ina Rama do çojë Nishanin në Kushtetuese (nëse firmos - thekson Prokuroria e Përgjithshme)
Prokuroria e Përgjithshme pritet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim të çështjes që lidhet me përfundimin e mandatit të kreut aktual të këtij institucioni. Burime pranë organit kryesor të akuzës bëjnë me dije se një nismë e tillë do të ndërmerret vetëm nëse presidenti Nishani do të firmosë dekretin për shkarkimin e Ina Ramës. Reagimi i Prokurorisë për NEWS24 vjen një ditë pasi Presidenti i Republikës deklaroi në një intervistë televizive se mandati i Ina Ramës ka përfunduar.
Reuters e TCH japin pamje të armëve shqiptare në Kongo. MM: S'ka asnjë lajm këtu, duan të na prishin gëzimin e 100-vjetorit
Pushtimi i qytetit Goma në lindje të Kongos nga rebelët zbuloi një aferë që përfshin edhe Shqipërinë. Rebelët e ushtrisë M23 kapën armatimet e lëna pas nga ushtria kongoleze. Në pamjet e regjistruara nga gazetarët e agjencisë “Reuters” zbulohet se ushtria kongoleze përdorte armatim shqiptar. Bëhet fjalë për predha mortajash të rënda 120 milimetra që kanë dalë nga rezervat e ushtrisë shqiptare dhe kanë përfunduar në duart e ushtrisë kongoleze.
Arsyet e rritjes së limitit të borxhit, sipas Bodes
Shefi i financave të ekzekutivit shqiptar, Ridvan Bode ka pranuar sot për herë të parë publikisht se viti 2012 është viti më i vështirë ekonomik që ka kaluar Shqipëria. Deklarimi i tij erdhi para ligjvënëseve të komisionit të Ekonomisë, gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2013. Viti 2012 sipas Ministrit të Financave ishte ndër më të vështirët.
Tha Bode: “Inflacioni këtë vit ishte rreth 2 për qind, papunënsia 13.3 për qind me një rënie 0.2 për qind. Të ardhurat janë rritur 2 për qind nga 7.6 për qind të parashikuara në fillim të vitit".
Vendi bosh i Aleksandër Meksit
Kur në 24 tetor Sali Berisha u fotografua me ish- kryeministrin Aleksandër Meksi në promovimin e një albumi fotografik, kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë me autor Meksin, disa thanë që Berishës i duhej medoemos ajo fotografi. Sepse ai shtrëngim i duarve mes tyre erdhi në një moment kur Berisha sulmoi ulët shtresën e ish- të përndjekurve, që e kanë përkrahur vazhdimisht. Po ashtu, brenda së djathtës kanë lindur parti të reja, që e kanë amplifikuar idenë që Berisha nuk përfaqëson të djathtën, por është vazhdim i regjimit komunist.
Opozita të mos lëshojë pe këtë herë - shkruan Nano për Fierin dhe shton: Rama këto zgjedhje duhet t'i fitojë, jo t'i kontestojë
"Katër muaj më parë janë bërë ca hesape, dhe bazuar në numrin e popullsisë së Kukësit, rezultonte që ky qark do të kish tre deputetë, e jo katër, siç i ka pasur në zgjedhjet e fundit. Mirëpo, dikush nuk ka ndenjur duarkryq gjatë katër muajve të fundit. Dhe kështu rezulton që popullsia e Kukësit është rritur sërish deri në nivelet që e përligjin numrin katër të mandateve.